I dënuar me 14 vite burg në Itali, arrestohet në Tiranë shfrytëzuesi i prostitucionit

Tirana

I dënuar me 14 vite burg në Itali, arrestohet në Tiranë shfrytëzuesi i prostitucionit

Më: 5 mars 2019 Në ora: 16:56
Foto

Një 49 vjeçar, banues në Tiranë u arrestua nga policia pasi rezulton të jetë i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga përfundoi M.K., i cili rezulton i dënuar në Itali me 14 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

"Autoritetet italiane kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti ndërkombëtar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit në Firence, Itali, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 14 vjet e 4 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucioni”", thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat