Vijon fushata e mbjelljes së pemëve

Tirana

Vijon fushata e mbjelljes së pemëve

Më: 10 mars 2019 Në ora: 17:31
Erion Veliaj u shpreh se synimi është për të thyer rekordin e vendosur vitin e kaluar.

Bashkia e Tiranës vijon fushatën e mbjelljes së pemëve për të shtuar gjelbërimin në kryeqytet. Nismës ju bashkuan edhe institucioni i Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Nga Parku i Liqenit Artificial, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se synimi është për të thyer rekordin e vendosur vitin e kaluar.

“Jemi në gjysmë të planit tonë për këtë vit, kemi edhe një muaj e gjysmë për të thyer prapë rekordin. Dua të ftoj të gjithë të mbjellim pemë për 14 Marsin, Ditën e Verës, të mbjellim një pemë për fëmijët që do jetë këtu gjithë jetën. Kush mbjell një pemë, jo vetëm që nuk këput pemë, por nuk ofendon, nuk flet me zë të lartë, nuk hedh mbeturina në tokë dhe unë besoj se më shumë se mbjellje fidanësh e pemësh, është më shumë mbjellje e një kulture dhe një mentaliteti të ri në këtë hapësirën ku mbillen idetë tona, që është kultura jonë qytetare.”

Qytetarë dhe biznese i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve dhe krijimin e Pyllit Orbital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat