Rritet tensioni tek “Petro Nini”

Tirana

Rritet tensioni tek “Petro Nini”

Më: 11 mars 2019 Në ora: 14:52
Foto

Për më shumë se 4 orë tri familje “luftojnë” me mish e me shpirt për të mbajtur banesat e tyre, nga të cilat përmbarimi kërkon ti largojë.

Situata e tensionuar u bë dhe më e rëndë pasi aty ishin dhe fëmijët e vegjël të cilët u traumatizuan nga numri i madh i policëve të cilët nuk i lejonin të hynin në banesë apo dhe përfaqësues të zyrës së përmbarimit të cilët ishin aty për ekzekutimin e vendimit gjyqësor. Disa here një grua humbi ndjenjat ndërsa kërcënonin se nuk do dilnin nga shtëpia të gjallë. Në një moment pati dhe vatra zjarri.

Konflikti ndodhi pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Banorët nuk pranojnë të largohen nga banesa dhe japin emrin e Aleksandër Gavocit si personi të cilin e akuzojnë se me korrupsion dhe me dokumente të falsifikuara kërkon ti rrëmbejë pronën dhe ti nxjerrë ata në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat