Përfaqësuesi i PD-së, Arben Ristani ka reaguar në rrjetet sociale për dhunën e Policisë së Shtetit dhe policisë private mbi gratë dhe fëmijët në rrugën “Petro Nini Luarasi”.
“Ky eshte realiteti i shqiptarëve nen pushtetin e Rames.
Kjo eshte e verteta e dhimbshme. Eshte po kaq e vertete, se ka edhe me keq. Zgjidh e mer, o shok, o mik, o vella. Proteste, revolte, kryengritje, ose përgatit shpinën te mbash te njejtin dru”,- shkruan Arben Ristani në Facebook.