Tiranë, gati parkimi i tretë nëntokësor - Bota Sot
Tiranë, gati parkimi i tretë nëntokësor

Tirana

Tiranë, gati parkimi i tretë nëntokësor

Më: 13 mars 2019 Në ora: 12:00
Foto

Bashkia e Tiranës është duke përfunduar parkimin nëntokësor te “Rruga e Elbasanit”, i cili pritet t’i japë zgjidhje çështjes së parkimit të makinave në një nga zonat më të ngarkuara të kryeqytetit, kjo edhe për shkak të fluksit nga juglindja.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i cili thekson se veç parkimit nëpërmjet këtij investimi do të fitohet edhe një kënd modern lojërash për fëmijë dhe hapësirë rekreative për më të rriturit.

“Edhe pak ditë punë nga parkimi nëntokësor te “Rruga e Elbasanit” dhe sipër Këndi i Lodrave “7 Xhuxhat”! Ky është parkingu i 3-të nëntokësor dhe këndi i 43-të publik i lodrave! Çfarë nuk thanë, por në fund veprat mbeten, jo fjalët! #TiranaQëDuam”, shkruan Veliaj.

 

Image
Image

 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...