Ditët e fundit të Sahatit të Tiranës

Tirana

Ditët e fundit të Sahatit të Tiranës

Më: 13 mars 2019 Në ora: 12:45
Sahati legjendar i Tiranës

Gradaçela shumëkatëshe në krah të Bashkisë lajmëron fundin e Sahatit legjendar të Tiranës

Kujtdo që i ka rënë rruga këto ditë në qedër të Tiranës, ka vënë re një rrethim të madh mes Bashkisë  dhe ish Hotel Drinit. Rrethimi zë një sipërfaqe shumë e madhe, ndoshta mbi 3000 metra katrorë dhe është fiks aty ku dikur ka qenë lulishte Sahati. Ndërtesat që kanë qenë brenda kësaj sipërfaqeje janë shembur të gjitha. Gjurmët e prishjes shkojnë deri tek ish Hoteli i famshëm i kohës së shkuar.

Një gradaçelë po ndërtohet, sigurisht. Një nga ato që u përmendën në lejen e dhënë nga KRT e Republikës para pak kohësh. Vetëm imagjinoni se si do duket Sahati i ngratë nga ndërtesa e qelqtë 30 katëshe me arkitekturë moderne të studiove më të njohura perëndimore.  Sapo të përfundojë gradaçela në fjalë, Sahati do duket si një shtëpi qerpi135i në mes pallatesh modern, si një çiban I pavlerë dhe i shëmtuar. Mundet që ndërtuesi edhe ti bëjë një strehë siç ka ndodhur tek ndërtimi tjetër 50 m më tutje.

Për ta ruajtur nga shirat…. Gardianët e trashëgimisë kulturore janë të zëna me çështje të mëdha.  Nëpër zyrat e shtetit si funksionar tashmë. Dikur të merrnin erzin për gjënë më të vogël. Por, kur merr llokmën e pushtetit nuk të bëjnë më përshtypje objektet e trashëgimisë kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat