Rama tha se do të rezistojë për 70 vjet, Veliaj rindërton "Zogun e Parë"

Tirana

Rama tha se do të rezistojë për 70 vjet, Veliaj rindërton "Zogun e Parë"

Më: 13 mars 2019 Në ora: 17:07
Ilustrim

12 vite pas inaugurimit të rehabilitimit të punimeve në bulevardin " Zogu i Parë" parashikohet një tjetër ndërhyrje. Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin me një vlerë prej 708 milionë lekësh ku parashikohet rindërtimi i plotë i rrugës, duke përfshirë pllakat rezistente dhe deri në strukturën që do të kenë kioskat që do të vendosen.

Bulevardi "Zogu i Parë" do të rikonstruktohet sërisht, teksa Bashkia e Tiranës ka hapur zyrtarisht tenderin.

Fondi që do të shpenzohet për rehabilitimin e këtij aksi që nis nga sheshi "Skënderbej" deri te ish-Stacioni i Trenit, do të kalojë vlerën e 708 milion lekëve.

Në dokumentet për tenderin i cili do të zhvillohet në datën 11 prill, Bashkia e Tiranës ka paraqitur një studim të detajuar ku përshfihet nga prishja e strukturës aktuale të këtij aksi dhe deri në elementët për rindërtimin.

Kompania që do të fitojë do të ketë 18 muaj afat për të realizuar punimet e kërkuara.

Në këtë projekt parashikohet heqja e pllakave aktuale të rrugës dhe rindërtimi me një tjetër material elastik të posaçëm që do ti rezistojnë automjeteve.

Madje duke kërkuar përpunimin e tyre përmes ekuacioneve. Nuk do të mungojnë as gurët dekorativë.

Ndër elementët e kërkuara janë dhe veshjet e kioskave apo dhe koshat e mbeturinave.

Përgjatë rrugës do të ketë vende të posaçme parkimi për biçikletat. Modeli i sinjalistikës mbetet një tjetër kërkesë e Bashkisë së Tiranës.

Në materialin e bërë publik ndër të tjerat thuhet se do të jetë Bashkia që do të vendosë se si do të veprohet me materialet që mund të ripërdoren.  

Ndërhyrja e fundit në bulevardin "Zogu i Parë" ishte në vitin 2006, kur kryeministri Edi Rama ishte kryebashkiaku i Tiranës.

Gjatë inagurimit, ai premtoi se ky bulevard do të rezistonte për 70 vjet.

Por tashmë së bashku me sheshin "Nënë Tereza" dhe "Bulevardin e Ri" edhe "Zogu i Parë" do ti nënshtrohet një ndërhyrje të plotë me një kosto prej 708 milion lekësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat