Të shtëna me armë te Komuna e Parisit, plagoset një 26-vjeçar - Bota Sot
Të shtëna me armë te Komuna e Parisit, plagoset një 26-vjeçar

Tirana

Të shtëna me armë te Komuna e Parisit, plagoset një 26-vjeçar

Më: 14 mars 2019 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur te Komuna e Parisit në Tiranë, mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, ndërsa raportohet se një person ka mbetur i plagosur.

Ai është E.K, 26 vjeç. Policia thekson se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. 26-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes për të mbledhur provat, ndërkohë që janë ngritur disa postblloqe për të arrestuar autorët, të cilët janë larguar duke përfituar nga errësira.

Grupi hetimor pritet që të marrë në pyetje të plagosurin mbi konfliktet që mund të ketë pasur për të zbardhur ngjarjen. Pritet të sekuestrohen edhe kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...