Tirana do të ketë Zonë të lirë Ekonomike

Tirana

Tirana do të ketë Zonë të lirë Ekonomike

Më: 15 mars 2019 Në ora: 16:44
Erion Veliaj

Tirana do të ketë për herë të parë një zonë të lirë ekonomike, rreth 50 ha, në zonën e Kasharit.

Lajmi u bë me dije nga kryetari i bashkisë, Erjon Veliaj në çeljen e panairit dhe forumit ndërkombëtar të Agro biznesit dhe agro teknikës.

"Po përgatitemi që shumë shpejt të bëjmë një aplikim pranë qeverisë qendrore që një zonë këtu të shpallet zonë e lirë ekonomike. Mund të jetë një vend ku shumë prej jush që punoni me produkte që asistojnë bujqësinë të jetë një vend ideal prodhimi. Të ketë statusin e Zonës së lirë Ekonomike dhe Tirana të jetë i pari ent publik që menaxhon një zonë të lirë ekonomike.

Po ashtu Veliaj tha se po punohet për një treg të dytë shumice për produktet bujqësore në zonën e Lundres.

"Me ministrin Çuçi jemi gati të identifikojmë një tjetër hapësirë për një treg të madh agroushqimor publik. Hapja e një tregu të dytë do sillte cmime më të ulëta për ata që aksesojnë tregun"

Kryebashkiaku tha se ky treg do të shërbejë si një hapësiër ku tregtarët me shumicë do të bëjnë porosi në advancë"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat