Sot Dita e Verës në Tiranë; Koncerte dhe aktivitete - Bota Sot
Sot Dita e Verës në Tiranë; Koncerte dhe aktivitete

Tirana

Sot Dita e Verës në Tiranë; Koncerte dhe aktivitete

Më: 17 mars 2019 Në ora: 09:52
Pamje nga Tirana

E diela rezervon shumë surpriza për qytetarët e Tiranës. Me rastin e Ditës së Verës, Bashkia e Tiranës ka organizuar më shumë se 50 aktivitete, lojëra, dhe muzikë, që do të shoqërojë qytetarët gjatë gjithë ditës.

“Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që të na bashkohen nesër, por edhe qytetarët nga qytetet përreth dhe të gjithë Shqipërisë, apo edhe ata që po na ndjekin nga Maqedonia, Kosova e Mali i Zi, që e shohin Tiranën si epiqendrën e çdo gjëje ‘cool’, me art, kulturë, sport. Dita e Verës u la enkas të dielën që të kishim një ditë me diell, një ditë pushimi, ku miqtë tanë që do jenë në 50 skena të ndryshme në gjithë qytetin gjatë 24 orëve, të ishin me ne prezent. Jam shumë i lumtur që do të kemi një të diel fantastike”, u shpreh ai.

Veliaj ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen festimeve të organizuara nga Bashkia e Tiranës duke premtuar një ditë të paharruar. Teksa e cilësoi një shfaqje të turpshme dhunën e përdorur në protestën ndaj pronës publike, ai theksoi se shumica në këtë qytet nuk e do dhunën, përkundrazi do që gjërat të shkojnë përpara.

“S’mund ta mohoj; sot patëm një ditë të shëmtuar. Fatmirësisht s’pashë asnjë qytetar nga Tirana dhe unë besoj se ata njerëz që vërtet e duan qytetin, jo vetëm që nuk këpusin një lule, por nuk përqafojnë dhunën, pavarësisht nëse janë të majtë apo të djathtë, duan që gjërat të shkojnë përpara, duan që partia kryesore të jetë familja e tyre, mirëqenie e familjes së tyre, gëzimi i fëmijëve të tyre”, tha kryebashkiaku një ditë më parë.

Kryebashkiaku tha se përtej bindjeve politike, detyra e qytetarëve në 17 mars është që të tregojnë se ky qytet nuk e pranon bullizmin. Ai shprehu bindjen se nesër do të kemi një shprehje qytetarie për të treguar se Tirana nuk i përulet dhunës.

Aktivitetet do të jenë të shtrira në zona të ndryshme të kryeqytetit, për t’iu mundësuar qytetarëve sa më shumë lojëra, argëtim, dhe hapësira festive. Muzika do t’i shoqërojë kryeqytetasit edhe në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që për të gjithë ata që do t’i drejtohen kodrave të Liqenit Artificial, Bashkia e Tiranës ka organizuar koncerte, panaire dhe kampionate të ndryshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...