Mijëra në shesh për “Ditën e Verës” në kryeqytet, Veliaj: Kjo Tirana që e do progresin - Bota Sot
Mijëra në shesh për “Ditën e Verës” në kryeqytet, Veliaj: Kjo Tirana që e do progresin

Tirana

Mijëra në shesh për “Ditën e Verës” në kryeqytet, Veliaj: Kjo Tirana që e do progresin

Më: 17 mars 2019 Në ora: 11:53
“Dita e Verës” në kryeqytet,

Me mijëra qytetarë iu bashkuan sot festimeve të organizuara nga Bashkia e Tiranës me rastin e “Ditës së Verës”, e cila u shty për shkak të motit të keq më 14 mars.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndoqi nga afër disa nga aktivitetet festimeve të organizuara në Sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Parkun e Madh të Liqenit, ndërsa vlerësoi faktin se shumica e qytetarëve të Tiranës e duan qytetin dhe janë kundër dhunës.

“Jam shumë i lumtur që sot, Tirana e vërtetë, ata që jetojnë në Tiranë, që e duan Tiranën, që duan familjen e tyre më shumë se sa partinë, që duan që ky vend të ecë përpara më shumë se sa ata që duan ta shkatërrojnë, janë sot me shumicë. Në pak orë nga shkatërrimi i djeshëm, Tirana ka ngritur kokën. Të gjithë janë këtu me familjet e tyre, jo burrat e dhunshëm, por gra, fëmijë, gjyshe, nipër e mbesa, sepse kjo është Shqipëria e vërtetë! Sot, edhe mediat e huaja që janë në Tiranë dhe po ndjekin zhvillimet, kanë shansin të shohin Shqipërinë e vërtetë, Shqipërinë që do të ecë përpara, Shqipërinë që do të bëjë progres dhe Tiranën që gjithmonë e më shumë është qyteti i ëndrrave tona”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...