Të rinjtë e FRPD-së qëllojnë me bojë Erion Veliajn

Tirana

Të rinjtë e FRPD-së qëllojnë me bojë Erion Veliajn

Më: 17 mars 2019 Në ora: 14:34
Të rinjtë e FRPD-së

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është tentuar sot të spërkatej me bojë nga dy të rinj të Forumit të PD-së.

Mësohet se pas ngjarjes, policia ka identifikuar dhe shoqëruar dy personat, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije.

Incidenti i sotëm vjen një ditë pas protestës masive të opozitës kundër qeverisë Rama, të zhvilluar përgjatë hapësirës mes Kryeministrisë dhe Kuvendit.

Të rinjtë e FRPD-së marshuan nga selia blu drejt ministrisë së Brendshme në shenjë proteste ndaj gazit lotsjellës që hodhi policia në protestën e djeshme para Parlamentit.

Me thirrjet “Rama si Assadi” dhe “Mos helmo fëmijët”, të rinjtë mbanin edhe maska kundër gaz, si simbol të protestës ndaj mënyrës se si po sillet policia ndaj protestuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat