“Bashkia që duam” ndalet në Tiranë, Veliaj: Të nisim 4 vite të tjera plot punë - Bota Sot
“Bashkia që duam” ndalet në Tiranë, Veliaj: Të nisim 4 vite të tjera plot punë

Tirana

“Bashkia që duam” ndalet në Tiranë, Veliaj: Të nisim 4 vite të tjera plot punë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 10:16
Eroin Veliaj

Tirana dhe qytetarët e saj do të kenë një tjetër mundësi për të festuar, siç shprehet kryebashkiaku Veliaj, i cili i fton ata të marrin pjesë në ndalesën e radhës të nismës “Bashkia që duam” nga qeveria e kryeministrit Rama, pas festimeve për Ditën e Verës.

Në këtë ndalesë të turit do të mund të diskutohen për atë që është bërë në këto 4 vite, por edhe për projektet, që siç shprehet kryebashkiaku, do të duan të realizojnë në vazhdim.

Përmes “Twitter”-it, Veliaj fton të gjithë qytetarët që të jenë të pranishëm, teksa nuk i shpëton atmosferës parazgjedhore, kur thekson se Tirana jo vetëm s’i përkulet dhunës, por mezi pret të nisë 4 vite të tjera plot punë, dashuri e mirësi për kryeqytetin.

“Një javë të mbarë të gjithëve! Por festimet s’kanë mbaruar! Të shtunën, më 23 mars, sërish bashkë për të festuar ‘Bashkia që duam’. Tirana jo vetëm s’i përulet dhunës, por mezi pret të nisë 4 vite të tjera plot punë, dashuri e mirësi për kryeqytetin. ‘Bashkë për Tiranën që Duam’”, shkruan Veliaj në reagimin e tij.

Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...