Atentati ndaj Jurgen Kurtit, merren në pyetje familjarët e picierit të vrarë në 2017

Tirana

Atentati ndaj Jurgen Kurtit, merren në pyetje familjarët e picierit të vrarë në 2017

Më: 19 mars 2019 Në ora: 09:56
Foto nga ngjarja

Policia vijon hetimet lidhur me vrasjen e Jurgen Kurtit mbrëmjen e 18 marsit në rrugën “Zef Jubani”, në Tiranë.

Gazetari i RTV Ora, Besar Bajraktaraj informon se janë marrë në pyetje familjarët e Agim Arapit, pronar i një picierie në Durrës për të cilën bashkëshortja e të ndjerit akuzonte dhe Jurgen Kurtin si një nga autorët e krimit. Por vrasjen e Agim Arapit, më 11 prill 2017 në Durrës,  e mori përsipër Kujtim Ekonomi i cili u dënua me 5 vite burg.

 "Por mësohet se ata kanë mohuar të kenë gisht në këtë vrasje dhe u kanë thënë që të mos i hapnin plagët e vjetra" informon gazetari.

Një nga pistat e hetimit është dhe hakmarrja.

Dy persona me motor- Dyshohet se dy persona me motor dhe të maskuar i janë afruar pranë shtëpisë ku banon 26 vjeçari dhe kanë qëlluar në drejtim të tij. Viktima i njohur si menaxheri i VIP-ave, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat