Atentati në Tiranë, Jurgen Kurti u godit nga tre plumba - Bota Sot
Atentati në Tiranë, Jurgen Kurti u godit nga tre plumba

Tirana

Atentati në Tiranë, Jurgen Kurti u godit nga tre plumba

Më: 19 mars 2019 Në ora: 15:35
Jurgen Kurti

Një ditë pas vrasjes së 26-vjeçarit Jurgen Kurti, Policia ka ngritur pistën e hakmarrjes si motivin e mundshëm të krimit të 18 marsit. Ndërkohë hetuesit kanë identifikuar automjetin me të cilin janë larguar autorët, një makinë Mercedez-Benz, ngjyrë gri. Policia ka sekuestruar dhe kamerat e sigurisë në zonën përreth. Në policinë e Durrësit dhe të Tiranës janë shoqëruar disa persona, mes tyre dhe bashkëshortja e Agim Arapit, e cila e kontaktuar nga RTV Ora, tha se kërkuar burgun për Jurgen Kurtin dhe jo vdekjen e tij. Vjollca arapi tha se ngjarjen e mësoi nga media ndërsa çështjen ia kishte lënë në dorë drejtësisë.

Tirane- Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, mbrëmjen e 18 marsit në rrugën “Zef Jubani”, në Tiranë është kryer në momentin që ishte duke u kthyer në banesë pasi kishte dalë nga palestra, ndërsa autorët e kanë ndjekur nga kjo rrugë deri tek shkallët e pallatit, ku më pas kanë qëlluar me breshëri automatiku.

Kurti është goditur nga 3 plumba të cilët i shkaktuan vdekjen e menjëhershme, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se 20 gëzhoja. 

Autorët e maskuar janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë Mercedez Benz ngjyrë gri. Policia ka sekuestruar kamerat e  sigurisë ndërsa mësohet se nuk kanë ndihmuar shumë për zbardhjen e ngjarjes.

Pista kryesore të cilën po heton policia është ajo e hakmarrjes. Viktima ishte i dyshuar për vrasjen e Agim Arapit në Durrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.

Disa te shoqeruar- Policia ka kryer shoqërimin e disa personave familjarë të Agim Arapit në Durrës për shkak të ngjarjes së 2017-ës. Bashkëshortja e Agim Arapit, e kontaktuar nga RTV Ora, ka deklaruar se ajo nuk ka lidhje me atentatin ndaj 26 vjecarit, ndërsa akuzonte dhe Jurgen Kurtin si një nga autorët e krimit por krimin e mori përsipër Kujtim Ekonomi i cili u dënua me 5 vite burg.

Vjollca Arapi: “E kam mësuar ngjarjen përmes televizorit. Unë kam kërkuar burgun, drejtësinë, jo vdekjen e tij. Unë e kam akuzuar por ia kisha lënë në Dorë Zotit, pasi drejtësia dështoi të bëjë drejtësi. Me morën ne pyetje, por unë nuk di gjë për vrasjen dhe 3 fëmijët e mi jetojnë ne Itali."

 Kush është viktima?  
Jurgen Kurti ishte ndaluar nga policia dy herë për përfshirjen  në dy vrasje. Në 2016 ai u arrestua së bashku me dajën Leonad Ristani  për vrasjen e babait të Jurgenit, Artur Kurti. 

Por daja mori përsipër autorësinë e vrasjes  dhe Jurgeni u lirua.

Një vit më vonë ai do të përfshihej në një tjetër ngjarje, kësaj here për vrasjen e pronarit të një picerie në Durrës, Agim Arapi. Ai u arrestua së bashku me vjehrrin e tij, Konstadin Ekonomi dhe vëllanë e tij, Kujtim Ekonomi për vrasjen për motive pronësie, por më pas u la i lirë.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...