Tiranë, 4 të arrestuar për shpërndarje narkotikësh - Bota Sot
Tiranë, 4 të arrestuar për shpërndarje narkotikësh

Tirana

Tiranë, 4 të arrestuar për shpërndarje narkotikësh

Më: 20 mars 2019 Në ora: 08:25
Droga e sekuestruar

Katër persona janë arrestuar nga forcat policore të Tiranës gjatë mbrëmjes së të martës, në një operacion të koduar “Qelqi” që goditi dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.

Gjithsej janë sekuestruar një kg e 251 gramë kanabis sativa dhe 19 doza heroinë. Prangat iu vunë 26-vjeçarit E.Xh., si dhe dy 24-vjeçarëve S.D. dhe A.B., që të tre këta me banim në kryeqytet, të cilët po udhëtonin me një automjet të marrë me qira, gjatë kontrollit të të cilit u gjet edhe lënda narkotike që po tentohej të shitej në zona të ndryshme të Tiranës.

Por, në vazhdën e këtij operacioni, policia ndaloi edhe shtetasin 55-vjeçar B.V nga kryeqyteti, person me precedentë penalë të mëparshëm ky, sërish për “prodhim e shitje lëndësh narkotike”. Policia kishte dyshime dhe informacione se ai merrej me shpërndarje drogash në Kombinat, Yzberisht dhe te rruga “e Qelqit”.

Image
Droga e sekuestruar
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...