‘Ejani të shtunën në shesh, ta bëjmë realitet Tiranën e ëndrrave’ - Bota Sot
‘Ejani të shtunën në shesh, ta bëjmë realitet Tiranën e ëndrrave’

Tirana

‘Ejani të shtunën në shesh, ta bëjmë realitet Tiranën e ëndrrave’

Më: 20 mars 2019 Në ora: 12:25
Erion Veliaj

Kryebashkiaku Veliaj bën me dije se do të jetë Sheshin “Nënë Tereza” bashkë me familjen e tij, ndërsa fton që këtij aktiviteti t’i bashkohen edhe qytetarët e Tiranës bashkë me familjen e tyre.

“Përshëndetje! Katër vite më parë ne nisëm një rrugëtim të jashtëzakonshëm për Tiranën. Vizatuam një ëndërr se çfarë mund të ishte qyteti ynë ideal. Ndërtuam fillimisht çerdhet, kopshtet, shkollat, pastaj parqet, këndet e lodrave, më pas sheshin “Skënderbej”, Bulevarin e ri, Liqenin, dhe Pazarin. Por ne e dimë që e mira s’ka fund. Ndaj unë sërish kam nevojë për ju. Kam nevojë për ndihmën tuaj. Dua të më jepni një dorë që katër vitet e ardhshme ta çojmë Tiranën akoma më tej. Kjo është arsyeja pse dua të të ftoj ty, me gjithë familjen tënde, ditën e shtunë, në datë 23 mars, në orën 11:00 në sheshin “Nënë Tereza”, ku ne do të fillojmë katër vitet e një energjie të jashtëzakonshme për Tiranën, për ta bërë qytetin e ëndrrave, realitet. Qyteti ynë nuk i nënshtrohet dhunës, dhe bullizmit. Qyteti ynë do kujdesin, do kulturën, do zhvillimin. Shihemi të gjithë të shtunën, bashkë me familjet tona!”, shprehet kryebashkiaku Veliaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...