Veliaj prezanton ekipin e tij: Të vendosur të vazhdojmë transformimin e Tiranës

Tirana

Veliaj prezanton ekipin e tij: Të vendosur të vazhdojmë transformimin e Tiranës

Më: 23 mars 2019 Në ora: 14:25
Triana

Mijëra qytetar i janë bashkuar sot takimit Bashkia që duam”në sheshin “Nënë Tereza”, ku Partia Socialiste prezantoi Erion Veliajn dhe ekipin e tij të këshilltarëve bashkiak për një mandat të dytë për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.

Në fjalën e tij gjatë këtij takimi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se me mbështetjen e qeverisë socialiste, është i vendosur që ta çojë Tiranën përpara për ta bërë atë një qytet të denjë evropian. “Pati nga ata që filluan të bënin diversion dhe thoshin, Erioni dhe Edi s’i kanë punët mirë, nuk flasin.

Dëshpërimi duhet të jetë aq i madh sa e vetmja shpresë që ata të kenë ndonjë shans është që të zihemi ne. Më vjen keq t’u zhgënjej po unë dhe Edi Rama jemi më bashkë se kurrë, më të fortë se kurrë, më të vendosur se kurrë të çojmë përpara Tiranën dhe ai të çojë përpara Shqipërinë dhe ambicien tonë evropiane”, tha Veliaj.

Ai bëri një prezantim të shkurtër të punëve të bëra në gjithë Tiranën në këto 3 vite e gjysëm, duke theksuar se në mandatin e dytë do bëj shumë më shumë për Tiranën. “A është dikush këtu nga Ali Demi, nga Shkoza, nga gjithë njësia 1 duke filluar nga kthesa e njësisë tek shkolla e re “1 Maji”, deri në fund të njësisë tek banesat sociale që u ndërtuan nga administrata e Edi Ramës dhe epoka e gjumit jo vetëm që nuk i shpërndante dot banesat sociale, por nuk rregullonte dot Sahatin.

A kemi njeri nga njësia 2 këtu? Nësia 2 fillon atje, ajo është vija e njësisë, stadiumi i ri kombëtar , vazhdon tek shkolla e re “Kosova”. Përballë shkollës “Kosova” është Liceu i ri, më poshtë është shkolla e Baletit. A kemi dikë këtu nga Oxhaku, nga Alliasi apo Bregu i Lumit? 4 vite më parë diskutonim sa herë do përmbytet Bregu i Lumit. Kemi 4 vjet, e kemi harruar fjalën përmbytje në Tiranë, jo vetëm te Bregu i Lumit por kudo në Lanë, kudo në Don Bosko, në Erzen”, tha Veliaj.

Ai u ndal edhe te disa nga investimet madhore në Tiranë që janë kthyer në vendet më të preferuara për qytetarët dhe turistët. “Pazari i Ri është sot etaloni se çfarë mund të ndodhë me Rilindjen Urbane, kudo ku PS, kryeministri Rama dhe çdo i zgjedhur ynë mund të bëjë diferencën. Njësia 9, njësia më e bekuar fillon tek sheshi “Skënderbej” dhe mbaron tek Bulevardi i Ri. Shumë shpejt ne do të fillojmë edhe bulevardin “Zogu i Parë” dhe di t’ju them: Kush ka për të blerë prona, të shohë njësinë 9, se nuk besoj ka pasur transfomim më të madh, rritje të vlerës, se sa njësia 9, bulevardi i ri, bulevardi “Zogu i Parë”, dhe sheshi “Skënderbej”, shtoi Veliaj.

Gjithashtu ai theksoi se transformimi i madh që ka pësuar gjithë Tirana janë garancia edhe se Tirana do ketë një unazë të re moderne, një teatër dinjitoz dhe një piramidë që do kthehet në një qendër të zhvillimit të tkenologjisë për të rinjtë. Ai theksoi se një pakicë e zhurmshme nuk mund të jetë pengesë e zhvillimit që mbështetet nga shumicat e heshtura. “Partia Socialiste do të jetë numri një edhe në zonën e Astirit, përtej një minorance që bën zhurmë, ka një shumicë të heshtur që nuk e pranon bullizmin, nuk e pranon që një gup i vogël, një grup i përdorur, një grup ooi zhurmshëm të na caktojë axhendën e shumicës së njerëzve të ndershëm dhe të familjeve tona.

Ne në Tiranë jemi të vendosur që tí themi jo bullizmit, jo vandalëve, jo atyre që shkatërrojnë qytetin, jo atyre që përdhosin Tiranën dhe nëse këta zyrtarë bashkish që mbyllin qepenin nën urdhrat e Saliut, Lulit dhe Monës nmuk dinë të shërbejnë, do shërbejnë socialist edhe në Kamëz , Burrel, edhe në Shkodër, edhe në Kukës, edhe në Pogradec e Tropojë!”, tha Veliaj. Ndaj për ta bërë realitet ëndrrën e Tiranës evropiane,

Veliaj ftoi gjithë qytetarët e Tiranës që të mbështesin PS-në dhe ekipin e Bashkisë Tiranë. “Disa prej nesh vazhdojnë të sillen ende me kompleksin e Rozafës, ne ndërto ata prish. Por di tiou them se kjo betejë do të fitohet nga ata që ndërtojnë dhe jo nga ata që prishin. Nga sot kemi 100 ditë dhe sikur secili prej nesh nga 100 mijë veta që jemi sot në këto 100 ditë të takojmë vetëm 1 njeri që nuk i është bashkuar atëherë në fund të 100 ditëve ne do kemi takuar 100 vetë. Sa prej nesh do takojmë një njeri që do ti bashkohet progresit dhe që e do Shqipërinë në BE? 100 ditë sprint për Tiranën dhe 100 ditë sprint për Shqipërinë. Lipset për secilin nga ne nje kontakt për të sjellë ndryshimin”, shtoi Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat