Një banesë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në afërsi të Komisariatit nr.4, në Tiranë.
Nga të dhënat e para mësohet se zjarri ka rënë në katin e katërt të një pallati.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e flakëve, por zjarrëfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.