“Hiq djallin që ke brenda!” Protestuesit e “Astirit” kërkojnë largimin e Ramës

Tirana

“Hiq djallin që ke brenda!” Protestuesit e “Astirit” kërkojnë largimin e Ramës

Më: 26 mars 2019 Në ora: 19:28
Protesta

Banorët e “Astirit” vijuan edhe sot, në ditën e tyre të 143-të, protestën kundër projektit të “Unazës së Madhe”.

Ndërkohë që bllokuan rrugën, protestuesit kërkuan për të disatën herë largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Mundohen që t’i rrisin fëmijët po ti nuk don e ke bërë Shqipërinë një ishull më vete që kërkon ta vjedhës dhe rropatesh. Ti nuk ke veshë për t’i dëgjuar sepse t’i ke linjën tënde Edi Rama. Por sot më shumë se kurrë populli shqiptar e ka kuptuar se Edi Rama ka ikur.

Unë kam fenomenin ‘Edi Rama’ si kryeministër që je ti. Edi Rama ti je me dy standarde. Për popullin nuk ke menduar kurrë. Nuk mendon ai për politika sociale, ai ka mendjen për të zbatuar atë që i thonë vetëm oligarkët e tij, prandaj do ta shembë.

Ai teatër ka histori dhe aty e ka zanafillën teatri shqiptar. Dhe do mbrojmë me gjak demokracinë dhe shtetin ligjor. Dje në një konferencë, Edi Rama tha se jemi mirë. Shko gjej ndonjë prift dhe bëj seanca ekzorcizmi, të të heq djallin që ke brenda.”, u shpreh një nga banorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat