Nesër qielli i Tiranës mbushet me avionët luftarakë të NATO-s

Tirana

Nesër qielli i Tiranës mbushet me avionët luftarakë të NATO-s

Më: 27 mars 2019 Në ora: 10:15
Ilustrim

Ky vit përkon dhe me drejtimin e pothuajse te gjitha nismave rajonale nga vendi ynë (A5- Adriatik – Charter; SEDM; RACVIAC). Ndër eventet më kryesore parashikohen të jenë aktivitetet e datave 28 – 29 Mars, “Shqipëria 10 vjet në NATO”, ku janë ftuar të marrin pjesë: Ministra të Mbrojtjes dhe Shefa Shtabesh të vendeve anëtare dhe komandave të NATO-s; ambasadorë; atashe të akredituar në vendit tonë; parlamentarë; flamurtarë të vendeve anëtare të NATO etj.

AKTIVITETET PARASHIKOJNË

28 mars:

– Darkë “Gala” në Pallatin e Brigadave, nga Ministrja e Mbrojtjes për nder të të ftuarve .

29 Mars:

Ora 10.00 – Konferencë e nivelit të lartë me temë: Shqipëria 10 vjet në NATO – Siguri e shtuar për rajonin. (Hotel MakAlbania)

Ora 11.00 – Rreshtim në sheshin “Nënë Tereza” i 3 500 efektivëve të FA, flamurtarë të huaj, mjete ushtarake etj. Gjithashtu do te kete një paradë fluturimi të avionëve të NATO-s mbi Tiranë. (AËACS dhe 6 eurofighters)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat