Lejet e ndërtimit, Veliaj: Shumica janë për objekte publike

Tirana

Lejet e ndërtimit, Veliaj: Shumica janë për objekte publike

Më: 29 mars 2019 Në ora: 00:09
Erion Veliaj gjatë intervistës së tij me gazetarin Blendi Fevziu

“Gjysma e ndërtimeve të Bashkisë janë ndërtime publike, që gjithashtu marrin leje ndërtimi, si Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri”. Kështu u shpreh kreu i Bashkisë, Erion Veliaj gjatë intervistës së tij me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

“Gjysma e ndërtimeve të Bashkisë  së Tiranës janë ndërtime publike, që gjithashtu marrin leje ndërtimi, si Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri. Pazari i ri është 14 mijë metra katrorë, sheshi “Skënderbej” 92 mijë metra katrorë, “Bulevardi i ri” është 115 mijë metra katrorë, stadiumi kombëtar është 46 mijë metra katrorë. Këto brenda 500 mijë metrave katrorë, nga të cilat vazhdohet pastaj me hotele, shërbime, tregje, në total 267 mijë. Pra gjysma e lejeve të bashkisë janë vetëm për publike. 80 % e këtyre ndërtimeve janë jashtë Unazës së re”, tha Veliaj.

Sipas Veliajt, ka qenë parardhësi i tij, Lulzim Basha ai që ka dhënë më shumë leje.

“Ne kemi dhënë 550 mijë metra katrorë ndërtim në 2018, Lulzim Basha në 2014 ka dhënë 660 mijë metra katrorë ndërtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat