Kokainë nga Laçi me porosi në Tiranë, 5 të arrestuar

Tirana

Kokainë nga Laçi me porosi në Tiranë, 5 të arrestuar

Më: 30 mars 2019 Në ora: 15:54
Foto

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen se shisnin kokainë. Operacioni i koduar "Stafeta" zbuloi sesi të arrestuarit e sillnin lëndën narkotike nga Laçi dhe e shisnin në Tiranë në bazë klientele.

Të arrestuarit janë: 

- Gj. D., 36 vjeç, banues në Laç;

- M. P., 44 vjeç, banues në Mamurras;

- A. L., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe/Patok;

- A. N.,23 vjeç, banues në Fushë Kuqe/Patok;

- E. D., 28 vjeçe, banuese në Laç.

"Shtetasi Gj. D., me banim në Laç, në bashkëpunim me shtetasit M. P., A. L., A. N., dhe E. D., tregtonin dhe shisnin në kryeqytet me porosi klientele, lëndë narkotike të llojit kokainë të cilin e sillnin nga qyteti i Laçit", sqaron policia.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke qarkulluar me dy automjete në rrugën e “Valiasit” në Kamëz dhe janë ndaluar për kontroll. Gjatë kontrollit të ushtruar, policia gjeti në njërin mjet një qese me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 249.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë; dy automjete dhe gjashtë aparate celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale te “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat