Veliaj: Shkolla e re në Kodër-Kamëz, xhevahiri i parë i 17 shkollave që do ndërtohen

Tirana

Veliaj: Shkolla e re në Kodër-Kamëz, xhevahiri i parë i 17 shkollave që do ndërtohen

Më: 7 prill 2019 Në ora: 17:18
Foto ilustruese

Shkolla e re që do të ndërtohet në Kodër Kamëz do të jetë xhevahiri i parë i 17 shkollave që do të nisin të ndërtohen shumë shpejt në Tiranë. Përmes një postimi në Facebook, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj siguron se beteja në kryeqytet për të zhdukur mësimin me dy turne pas 30 vitesh do të fitohet.

“Beteja jonë për të zhdukur mësimin me dy turne, pas 30 vitesh, do të fitohet sapo të hedhim themelet e shkollës së re në Kodër-Kamëz, e cila do të jetë xhevahiri i parë i 17 shkollave që do të nisin të ndërtohen shumë shpejt në Tiranë”, shkruan Veliaj.

Garancia më e mirë për këtë janë çerdhet, kopshtet dhe shkollat e ndërtuara gjatë këtyre katër viteve në kryeqytet. Duke renditur një sërë investimesh që janë bërë për përmirësimin e infrastrukturës për çerdhe, kopshte dhe shkolla, Veliaj shprehet krenar për punën e pakursyer të bërë gjatë kësaj periudhe.


“Kur shoh sa shumë kemi bërë në këto 4 vjet, më mbush me krenari puna e pakursyer për çerdhet, kopshtet dhe shkollat e Tiranës. Ndërtuam 5 shkolla ë reja: “Kosova” te Rr. Elbasanit, “Ardian Klosi” te Bregu i Lumit, “Betim Muço” në Kombinat, “Hasan Tahsin” te Njesia 2, ‘Servete Maçi’ te Njësia 8, dhe rikonstruktuam me themel dy nga shkollat ikone të qytetit që kanë prodhuar kaq shumë talente shqiptare në botë, Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Shkollën e Baletit”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat