Shqipëria 29 vite në tranzicion, Kadia: Reformat nuk kanë pasur mbështetjen e qytetarëve

Tirana

Shqipëria 29 vite në tranzicion, Kadia: Reformat nuk kanë pasur mbështetjen e qytetarëve

Më: 8 prill 2019 Në ora: 16:31
Besart Kadia

Sjellja e politikanëve në 29 vite si dhe mungesa e alternativave ekonomike janë shkaqet që Shqipëria mbetet ende një vend në tranzicion. Në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Free Market Road Show”  ekonomistë, studiues, pedagogë dhe studentë kanë trajtuar problemet që janë hasur në tre dekada si dhe situatën në të cilën gjendet vendi.

29 vite pas rrëzimit të sistemit komunist, demokracia në Shqipëri mbetet ende e brishtë.

Ekonomistë, studiues, pedagogë dhe studentë kanë trajtuar problemet që janë hasur në tre dekada si dhe situatën në të cilën gjendet vendi.

Eksperti i ekonomisë, Besart Kadia, ka vendosur theksin tek reformat, për ndërrmarjen e të cilave politikanët shqiptarë nuk kanë vizion.

Besart Kadia: Që reformat të kenë sukses, institucionet duhet të kenë parasysh tre faktorë kryesorë: E para, lidership vizionar.E dyta, politika ekonomike koherente me njëra-tjetrën gjatë procesit të transformimit. Dhe e treta, mbështetjen popullore për reformat që po ndërmerren. Edhe sikur të kemi pasur variantin e parë, politika vizionare, kemi dështuar në politika koherente dhe mbështetje popullore për reformat.

Pedagogët Rezart Prifti dhe Adri Nurellari u shprehën se demokracia nuk është konsoliduar ende dhe se nevojiten alternativa të reja në ekonomi e politikë.

Rezart Prifti: Nuk ka nevojë për një ekonomi të re por për një alternativë ekonomike, nuk ka nevojë për një shoqëri të re por për një alternativë për shoqërinë, nuk ka nevojë për shëndetësi të re por për alternativë në shëndetësi.

Adri Nurellari: Jemi ende në një situatë ku zgjedhjet vihen në pikëpyetje, raporti i fundit linte të kuptohej se manipulimi, blerjet, deformimi ka qenë i përmasave të jashtëzakonshme.Ku shohim se sistemi ynë zgjedhor, kodi dhe administrimi me të vërtetë lënë të kuptohet se në Shqipëri jemi në vitet e para të trranzicionit dhe pse jemi në dekadën e tretë.

Konferenca "Free Market Road Show", mbahet në 30 qytete të Europës dhe është organizimi më i madh ekonomik në Europë.

Ky është sesioni i gjashtë që mbahet në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat