Me mjekër e flokë shkurt por i maskuar si ‘tullac’. Ky është grabitësi i vrarë

Tirana

Me mjekër e flokë shkurt por i maskuar si ‘tullac’. Ky është grabitësi i vrarë

Më: 9 prill 2019 Në ora: 15:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - 

Mediat greke raportojnë se personi që mbeti i vdekur nga shkëmbimi me armë zjarri mes policisë dhe autorëve të grabitjes mesditën e sotme në aeroportin e Rinasit është Admir Murataj.

Por kush është ai? Admir Murtajt  është organizator i tre grabitjeve, dy në 2015 dhe një në 2017 në Rinas, teksa anëtarët e tjerë të grupit u dënuan pak ditë më parë.

Admir Murataj në vitin 2013 është arratisur nga burgu i Trikallas në Greqi, ndërsa kërkohet nga drejtësia e vendit fqinj për disa akuza nga vrasje, grabitje, por edhe plagosje. Sipas dosjes greke, Murataj ka përdorur 15 emra të ndryshëm dhe është proceduar për shuma grabitje, për të cilat u arrestua por më pas u arratis nga burgu i Trikallas.

Por pas arratisjes nga burgu dhe njohjes me Dash Kupën ai kreu grabitjet spektakolare në 2015 dhe 2017 në Rinas. Por sot mediat greke raportojnë se është pikërisht ai personi që është vrarë. Megjithatë deri tani lajmi nuk konfirmohet nga autoritetet shqiptare. 

***

Përgjegjësi i sigurisë në Aeroportin “Nënë Tereza” është thirrur dhe po merret në pyetje për procedurat e ndjekura sot me marrjen në dorëzim të vlerave monetare nga policia private drejt avionit të linjës Tiranë- Vjenë, informon RTV Ora.

Grabitja ndodhi rreth orës 15 30 (9 prill)  dhe thasët me euro janë marrë nga avioni ku ishin vendosur për tu transportuar jashtë.

Sipas të dhënave të deritanishme dy furgona me thasë me euro, kanë shkuar në RInas dhe pasi kanë njoftuar personelin e Aeroportit policet privatë kanë pritur jashtë dhe me furgonat e policisë private janë afruar vetëm shoferët e dy mjeteve

Mësohet se i gjithë procesi i kalimit të parave nga policia private në avion është përgjegjësi e strukturës së sigurisë së aeroportit

Ke neutralizuan grabitesit- Personat e neutralizuar nga grabitësit janë pikërisht punonjësit e shoqërisë së brendshme të pistës së aeroportit të Rinasit, ata që bëjnë kalimin e parave nga furgonat në avion. 

Pincat metalike- Dera e pistës së avionëve, nga ku hynin zjarrfikesit, është prerë me pinca metalike si në rastin e grabitjes në qershorin e vitit 2016, tek porta e hyrjes së emergjencës në pistën e avionëve. Policia është lajmëruar në momentin kur autoret ishin nisur për tu laguar dhe nuk ka pasur mundesi ndërhyrje në aeroport

***

Në fotot e publikuara nga “BalkanWeb” ai duket me flokë të rëna, një imazh ndoshta tipik për rolin e interpretuar sot, rolin e fundit të jetës, atë të një grabitësi. I tillë shfaqet i riu i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes së 10 milionë eurove të ndodhur sot në Rinas.

Por në fakt është vetëm një mbullim. Bëhet fjalë për një maskë gome që përdoret gjerësisht nga grabitësit dhe përveç fytyrës, shkon deri në pjesën e barkut.

Image

Ndërkaq burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për “BalkanWeb” se viktima në të vërtëtë është me mjekër dhe flokë të prera shkurt. Po kështu nga këqyrja paraprake, dyshohet se trupi i pajetë i përket një djali të moshës 30-35 vjeç.

Policia nuk ka arritur ende të identifikojë viktimën për shkak dhe të dëmtimeve në pjesën e kokës. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:00 brenda pistës së aeroportit “Nënë Tereza”. Dyshohet se autorët kanë qenë 5 me gjithë viktimën, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të tyre.

Pamjet e papublikuara, grabitësit e milionave në Shqipëri me armë në shkallët e avionit

E menduar dhe e planifikuar në detaje ashtu si në një film aksion që mund ta kemi parë me qindra herë në TV. Gjithçka shkoi si duhet, deri në momentin që një prej tyre u vra. Grabitja e sotme brenda vendit ndoshta më të sigurt në Shqipëri, aeroportit “Nënë Tereza”, madje brenda avionit ka lënë shumëkënd pa mënd se si është realizuar.

Media ka sjellë për publikun të gjithë ngjarjen minutë pas minute dhe tashmë sjell për herë të parë edhe pamjet ekskluzive të qarta të grabitjes. Bëhet fjalë për momentin kur grabitësit të armatosur i janë afruar avionit dhe kanë kryer grabitjen e 10 milionë eurove në pak minuta, ndërsa në avion ndodheshin 160 pasagjerë që prisnin të udhëtonin drejt Vjenës.

Në pamje duket një person i ngjashëm me personin e vrarë, me syze por pa maskë në fytyrë, jelek të zi dhe pantallona të zeza. Ai ndodhet anash avionit, pranë barkut, ku ndodheshin edhe paratë.

Image

Para tij, ndodhet grabitësi tjetër por me uniformë tjetër, me lara ushtarake (uniformë operacionale) teksa me armën e ngritur kërcënon punonjësit. Të dy mbajnë në duar doreza. Po kështu duken edhe bagazhet teksa futen në avion.

Këto janë pamjet e para, të qarta të ngjarjes dhe grabitësve brenda pistës në aeroportin e Rinasit. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:00, teksa pesë persona i janë afruar me një mjet ku shkruhej “hetimi tatimor”, aeroportit. Tre kanë hyrë brenda pistës dhe kanë marrë paratë, dy të tjerë kanë qëndruar në makinë.

Sapo kanë marrë paratë autorët janë larguar por janë përballur me FNSH-të dhe policinë kufitare të Rinasit në një rrugë dytësore ku kanë shkëmbyer zjarr. Gjatë shkëmbimit të zjarrit dyshohet se ka humbur jetën dhe grabitësi që duket qartë në foto, por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë qëlluar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, pasi ka qenë i vetmi pa maskë. Viktima u hodh pranë lumit në urën e Tapizës nga pjesa tjetër e grupit. Ai nuk kishte asnjë mjet identiteti.

Policia ka gjetur furgonin me të cilin u krye vjedhja brenda të cilit kishte armatim. Ndërkohë që një automjet tjetër i cili u gjet i djegur mes Tapizës dhe Bathores dyshohet se është përdorur nga grabitësit për t’u larguar nga aeroporti. Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të tjerë grabitjes. Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit. Për ngjarjen policia ka shoqëruar mbi 40 persona që mund të kenë dijeni, mes tyre dhe punonjës të sigurisë së aeroportit. Ky është rasti i dytë i grabitjes së parave brenda pistës së aeroportit të Rinasit dhe i katërti i grabitjes së parave të bankave që shkojnë drejt Rinasit.

I hedhur mes ferrave, del fotoja e grabitesit të vrarë (Pamje të rënda)

Është publikuar fotoja e hajdutit që mbeti i vrarë gjatë grabitjes së parave në Rinas.

Në foton e publikuar nga Balkan Web, grabitësi, ende i paidentifikuar gjendet i shtrirë mes mbetjesh, aty ku u hodh nga bashkëpunëtorët e tij.

Në foton e rëndë duket veshja e zezë e ngjashme me ato të komandove, ndërsa në trupin e viktimës dallohet dhe antiplumbi.

Image

Në momentin e grabitjes, hajdutët janë përballur me një makinë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, e cila ka qenë në patrullim rutinë.

Nga frika e kapjes, grabitësit kanë sulmuar me armë kallashnikov dhe granata FNSH-të, e cila është përgjigjur me zjarr. Nga të shtënat ka humbur jetën një prej grabitësve.

Bashkëpunëtorët e viktimës, kanë marrë trupin e pajetë dhe e kanë hedhur në lumë për të humbur gjurmët dhe janë arratisur. Kur është gjetur nga policia, viktima nuk ka pasur asnjë mjet identifikimi në trup dhe nuk dihet ende emri i tij.

Grabitësit hodhën në lum trupin e shokut të vrarë, 40 të shoqëruar nga policia

40 është numri i personave të shoqëruar në lidhje me grabitjen spektakolare që ndodhi pak pas mesditës së sotme në pistën e aeroportit të Rinasit.

Grabitësit morën nën kërcënimin e armëve thasë me para nga bordi i avionit të linjës Tiranë-Vjenë duke shënuar kështu një precedent të frikshëm të thyerjes së sigurisë në aeroport, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë, pasi kanë marrë paratë, në dalje të pistës së aeroportit ata janë përballur me policinë, ndaj të cilës kanë qëlluar me armë. Kundërpërgjigja e forcave të rendit ka lënë të vrarë njërin prej tyre.

Në këtë moment, grabitësit e kanë hedhur në lum trupin e shokut të tyre me qëllim humbjen e gjurmëve. Mësohet se i viktima është qëlluar me plumb në kokë, por nuk ka ende të dhëna mbi identitetin e tij.

Ndersa mesohet se ne morgun e spitalit te Tiranes shume familjare kane shkuar per te verifikuar trupin e viktime.

Njëri prej 160 pasagjerëve të avionit që pa të gjithë skenën tregon se ishin tre persona që iu afruan avionit duke marrë thasët me para në brendësi të tij, pikërisht aty ku mbahen bagazhet.

“Avioni ishte i ndezur dhe pamë nga ana e djathtë e avionit tre persona me kapuçë në kokë, të veshur si komando të afroheshin tek barku i avionit. Kujtuam se bëhej fjalë për një stërvitje. Ata kanë kërcënuar me kallashnikov punonjësit dhe i urdhëruan të shtrihen”, tregon njëri prej pasagjerëve.

Shqetësues është fakti se autorët kanë mundur të arrijnë avionin duke patur në duar kallashnikovë dhe granata, por për fat të mirë nuk kanë patur qëllime të tjera përveç marrjes së parave.

Grabitësit i vodhën milionat brenda në avion! Shokun e tyre të vrarë e hodhën në lumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 15:30 të pasdite së sotme në Tiranë. Një autoblind që transportonte paratë e disa bankave të nivelit të dytë ka rënë pre e grabitjes në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas.

Grabitja është kryer nga disa persona ende të paidentifikuar, të armatosur dhe me maska.

Policia thotë se autorët "kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse dhe kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar".

Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit. Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë.

Policia konfirmon se gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet furgon.

Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.

Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.

Sipas raportimeve paraprake në mjetin e blinduar ndodheshin rreth 2 milionë euro por ende nuk ka një shifër zyrtare për shumën e grabitur. Autorët kanë qenë me uniforma të ngjashme me policinë tatimore dhe një makinë ku kishin vendosur mbishkrimin "Hetimi Tatimor".

Autorët e grabitjes janë larguar në drejtim të Fushë Krujës, ku policia ka ngritur pika kontrolli. Uniformat blu kanë bllokuar aksin rrugor Rinas-Valias. Policia ka ngritur postoblloqe dhe në Kamëz dhe po kryen kontrolle.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe dy prokurorë të Krimeve të Rënda.

***

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar.

Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.

Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes.

Ky është vendi ku është ekzekutuar një nga grabitësit.

Image

 

****

Një grabitje që do të hyjë në histori!

Është mësuar më në fund dinamika e ngjarjes së kësaj të marte, ku 3 persona të veshur si “hetues tatimor” kanë mundur të çajnë hyrjen e aeroportit të Rinasit dhe të vjedhin BRENDA në avion një sasi prej rreth 2 mln eurosh.

Ata kanë hyrë të pashqetësuar në këmbë dhe i janë afruar barkut të avionit Tiranë- Vjenë. Kanë vënë në kokat e punonjësve armët e tyre dhe kanë marrë thasë e parave. 3 grabitësit janë nisur po në këmbë drejt makinës.

Policia e konfirmon hyrjen e grabitësve në pistën e Rinasit, duke përdorur derën ku kalonin shërbimet zjarrfikëse. Më tutje grabitësit janë larguar dhe disa dhjetëra metra më tutje kanë patur një përplasje me armë me forcat e policisë. Përballë grabitësve ka dalë një patrullë e forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Grabitësit janë përgjigjur menjëherë me zjarr. Madje i kanë hedhur dhe një granatë policisë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit njëri prej grabitësve ka marrë një plumb në kokë. Bashkëpunëtorët e viktimës, kanë marrë trupin e pajetë dhe e kanë hedhur në lumë për të humbur gjurmët dhe janë arratisur.

Një furgon është gjetur i djegur në zonën e njohur si “Kodra e Kuqe” pranë Babrrusë, në Kamëz. Dyshohet se ky është mjeti i përdorur nga autorët e grabitjes së rreth 2 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.

Kjo është hera e dytë që një grabitje ndodh BRENDA terminalit të Rinasit, duke vënë në një pikëpyetje serioze sigurinë e aeroportit të vetëm në Shqipëri.

Njoftimi paraprak i policisë:

Informacion paraprak

Pak minuta më parë, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar.

Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.

Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon.

Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një  helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.

Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.

Tiranë, grabiten thasë me para në Rinas. Dyshohet për një të vrarë

Një grabitje ka ndodhur në Rinas të Tiranës, rreth orës 15:00 të ditës së martë. Grabitësit kanë hyrë brenda perimetrit të sigurisë së pistës dhe kanë grabitur disa thasë me para nga një makinë e transportit të vlerave monetare. Dyshohet se ka një viktimë nga kjo ngjarje.

Viktima mendohet se është punonjës i kompanisë së sigurisë.

Nuk dihet ende sasia e parave të grabitura.

Sipas burimeve, grabitja është kryer brenda pistës së aeroportit nga 4 persona të maskuar, të cilët kanë qenë me një makinë me logo “HETIMI TATIMOR”.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje. Ata kanë ngritur postblloqe për të bërë të mundur ndalimin e grabitësve.

Grabitësit dyshohet se janë larguar drejt fshatit Nikël.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat