Veliaj: Studentët me karta studenti nga muaji prill, ja si do funksionojë - Bota Sot
Veliaj: Studentët me karta studenti nga muaji prill, ja si do funksionojë

Tirana

Veliaj: Studentët me karta studenti nga muaji prill, ja si do funksionojë

Më: 11 prill 2019 Në ora: 09:52
Erion Veliaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kryeministri do ketë në tryezën e tij VKM për kartat e studentit të mërkurën (17 prill).

Gjatë një takimi me studentët në Qytetin Studenti, Veliaj tha se karta e studentit do përfshijë jo vetëm shërbimet publike por edhe ato private.

Erion Veliaj: "Kryeministri ka javën tjetër ka për vendim në tavolinën e vet në mbledhjen e qeverisë VKM për kartën e studentit. Është përgatitur. Kryeministri e ka vënë në rendin e ditës për të mërkurën. Menjëherë sapo të mbarojë mbledhja do bëhet dëgjesa për prezantimin e kartës. 

Tashmë këshilli bashkiak i ka aprovuar 40 shërbime, disa janë kinema, teatër, aboneja e studentit. Të 40 shërbimet janë publike. Ndërkohë që kemi filluar të flasim për kartën na janë ofruar dhe kompani private, librari, dyqane për të blerë rroba, që prapë mund të kursehet. Do fusim shërbime private."

Kryebashkiaku shtoi se brenda muajit maj do i marrin kartën, studentët e parë që do aplikojnë.

Erion Veliaj: "Brenda muajit që vjen Kryeministri do ketë kënaqësinë t'ju japë kartën e studentit të parëve që aplikojnë. Do mundohemi ti shpërndajmë deri në 21 korrik.  Kush nuk është në Tiranë do e marrë në tetor."

Ndërsa shpjegoi edhe mënyrën sesi do funksionojë: "Do kopjojmë modelin e qeverisë siç shpërndahen kartat e identitetit. Do ketë një zyrë për kartat e studentit në qytet studentit, do ketë edhe në secilin fakultet. Do merret vetëm fotografia dhe do printohet menjëherë karta për përdorim."

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...