Grabitja e Rinasit, Lleshaj kërcënon: Emra të njohur ndihmuan koncensionarin

Tirana

Grabitja e Rinasit, Lleshaj kërcënon: Emra të njohur ndihmuan koncensionarin

Më: 11 prill 2019 Në ora: 12:10
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, tha sot nga foltorja e Kuvendit se siguria e aeroportit të Rinasit tashmë  është e garantuar. Lleshaj tha se kjo ngjarje ka shumë aktorë të përfshirë brenda saj dhe se Policia e Shtetit ka siguruar prova të rëndsishme, që do të sjellin rezultate për hetimin.

Ajo ngjarja na prek të gjithë. Është seria e 5 e një seriali të nisur më parë dhe që ka shumë aktorë brenda. Ajo që ndodhui pardje, është se forcat e sigurisë kanë reaguar fort dhe i kanë dhënë një goditje të madhe grupi kriminal.  Kemi marrë masa të forta për të zhbërë këtë fenomen turpi. Siguria ndodhet në duart e privat, kemi transferuar sovranitet në duar e një koncensioniar privat. Do gjeni shumë duar që kanë ndihmuar koncensionarin. Madje emra të njohur kanë kontribuar në këtë situatë”, tha Lleshaj.

Më tej, ministri i Brendshëm tha se siguria Kombëtare është cenuar, por nuk ka rënë. Sipas tij qeveria mori masa të forta për të marrë nën kontroll situatë.

U tha që është cenuar siguria Kombëtare, por edhe mund ta pranojmë këtë, por siguria Kombëtare e vendit nuk ka rënë. Qeveria mori masa të shpejta, të forta për të marrë nën kontroll, që ky aset i rëndësishëm i sigurisë së vendit, të mos përsëritet. Dje aeroporti u vu nën survejimin e Forcave të Armatosura, të cilat kanë mision Kushtetues sigurinë Kombëtare. Nëse konstatojmë se vendi është kërcënuar, jo cenuar, e kanë detyrë që të veprojnë .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat