Të shesësh libra në rrugët e Tiranës - Bota Sot
Të shesësh libra në rrugët e Tiranës

Tirana

Të shesësh libra në rrugët e Tiranës

Më: 19 prill 2019 Në ora: 23:42
Foto

Në Tiranë librat mund të blihen jo vetëm në libraritë klasike. Në rrugë dhe trotuare, shitës ambulante shesin libra shpeshherë të vjetër, por edhe tituj aktualë. Blerësit nuk mungojnë.
 

Image

Këto libra janë për t’u shitur. Të tillë shitës ambulantë librash gjen në shumë trotuare, ura apo lulishte në Tiranë.

Ky është Aliu. Prej 20 vitesh merret me tregtinë e librave. Ai tregon se si i siguron këto libra.
 

Ali Gazidede, shitës librash: “Pjesën më të madhe na e afrojnë klientët, që kanë dy kopje apo seleksionim të bibliotekave. Pjesa më madhe që blejnë janë mosha e msme, por edhe të rinjtë”

Edhe të huajt janë mjaft të interesuar për të blerë libra në shqip. Në këto tregje ambulante gjenden edhe tituj e botime mjaft të vjetër.

Ali Gazidede, shites librash: “Të huajt interesohen për libra historikë të Enverit në përgjithësi. Të huajt janë shumë të kënaqur se këtu janë shumë lirë”.

Një blerës i rastësishëm ishte historiani Moikom Zeqo.

Moikom Zeqo, shkrimtar: “Tek këta shitës buzë Lanës, njësoj si ata buzë Senës në Paris, gjen libra dhe autorë të mëdhenj. Kam gjetur libra shumë të rëndësishëm nga intelektualë të shquar. Do t’i thoja rinisë që një ditë do të kthehen te libri se është i pazëvendësueshëm. Nuk mund të ketë dituri të thellë pa lexim të thellë”.

Çmimet në shume kapakë të këtyre librave janë si 30 vjet më parë, ose n monedha të huaja. Por librashitësit vendosin një çmim të arsyeshëm për blerësit.

Ndonëse nuk është ky vendi më i përshtateshëm për shitjen e librit, kopertinat, titujt, autorët e ndryshëm dhe me pas edhe çmimet e shitjes tërheqin lexuesit, madje edhe turistë të huaj që vizitojnë kryeqytetin. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...