Veliaj thirrje banorëve: Regjistrohuni në adresën e saktë - Bota Sot
Veliaj thirrje banorëve: Regjistrohuni në adresën e saktë

Tirana

Veliaj thirrje banorëve: Regjistrohuni në adresën e saktë

Më: 20 prill 2019 Në ora: 16:43
Erion Velijaj

Kryetari i Bashkise Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve të regjistrohen në zyrat e Gjendjeve Civile me adresën e sakte ku banojnë. Gjate mbjelljes së pemëve me banorë të rrugës ‘Jordan Misja’, ai kujtoi se hapësira ligjore e vendosur nga qeveria u mundëson regjistrimin pa pagesë me adresën e saktë të banimit deri në fund të prillit.  

“Deri në fund të prillit kemi afat që të shfrytëzojmë pa pagesë hapësirën ligjore për t’u regjistruar në njësinë ku banon. Në mandatin e dytë dhe për çfarëdo lloj vendimmarrje tjetër, na lipset të dimë ekzaktësisht kush banon këtu. Të ndihmon për votimin, për të pasur një qendër votimi afër, për të pasur qendër shëndetësore e shërbimet falas, për regjistrimin në shkollë, kopsht, çerdhe të fëmijëve. Bëje pa pagesë, sot deri në fund të prillit kemi afat! Përndryshe vjen prapë ajo gjoba e famshme, që është një mënyrë për të disiplinuar pak këtë proces të atyre që janë neglizhentë. ”

Veliaj u ndal edhe tek administrimi i pallateve që ka pësuar ndryshim të dukshëm pas zgjedhjes se administratoreve të rinj nga vetë banorët.

‘Mjafton të shohësh dy anët e rrugës dhe dallohen pallatet që kanë zot dhe ato që janë pa zot. Kush nuk e ka ngritur asamblenë e pallatit, ju lutem nxitoni! 80% e Tiranës sot ka administrator. Më mirë të jemi me këtë 80% që do rregull, pastërti, disiplinë, se sa ai 20% që i bishtnon kësaj përgjegjësie. Në fund të ditës, kush nuk zgjedh administrator i bën vetëm dëm vetes, i degradon pallati, do të thotë i bie vlera pronës, higjiena, ndaj për të gjitha këto arsye duhet të ndjekim këtë shembull’

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...