Presidenti Meta: Tirana sot duket më e bukur

Tirana

Presidenti Meta: Tirana sot duket më e bukur

Më: 22 prill 2019 Në ora: 14:18
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me Sylviane Muselier, motra Mbretëreshës shqiptare Geraldinë.

Në një postim në Facebook, kreu shtetit shkruan: “Tirana sot duket më e bukur nga vizita e një zonje të jashtëzakonshme, Sylviane Muselier, motra e “Trëndafilit të bardhë”, Mbretëreshës Geraldinë.

Dashuria e saj e madhe për Shqipërinë, e konkretizuar edhe me ndihma humanitare e mjekësore për fëmijët e njerëzit në nevojë, mbetet përherë një burim frymëzimi.

Shumë i lumtur të dëgjoja nga miqtë e saj francezë se nderimi i figurës së Mbretëreshës Geraldinë vijon të inkurajojë francezët dhe europianët të ndihmojnë dhe promovojnë Shqipërinë”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat