Veliaj për koalicionin opozitar: Episodi më qesharak, Konica do të kishte shumë për të shkruar

Tirana

Veliaj për koalicionin opozitar: Episodi më qesharak, Konica do të kishte shumë për të shkruar

Më: 24 prill 2019 Në ora: 19:03
Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke komentuar koalicionin opozitar për bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, tha se ky është episodi më qesharak në hiotorinë e Shqipërisë dhe se Konica do të kishte shumë për të shkruar nëse do të ishte gjallë.

Veliaj: E shoh ndoshta si episodin më qesharak të historisë së Shqipërisë. Kur të shkruhet do të jetë te pjesa komike e çudirave shqiptare. Konica ka shkruar gjatë, 100 vite kalojnë dhe prapë Konica do të kishte material për të shkruar.

I vendosur për të hyrë në garën zgjedhore, Veliaj duket se nuk e ndjen mungesën e një rivaliteti të fortë.

Veliaj: Unë nuk zgjedh dot kush do të jetë kundër meje, ky është një treg i lirë. Unë jam përgjegjës për logon e PS që të jetë e përfaqësuar në zgjedhje, nëse dikush tjetër nuk vjen në atë ditë është humbja e tyre.

I pyetur nëse është e moralshme futja në zgjedhje pa PD, ai pati këtë përgjigje:

Veliaj: Është morale dhe ligjore.Të thuash që nuk do të bëj detyrën time se diskush tjetër dështoi në mënyrën më qesharake të bëjë detyrën e vet do të ishte imorale. Gjëja më e moralshme është që secili të paraqitet në detyrën që ka marrë përsipër. Nuk e lë qytetin pa pastruar se dikush tjetër ka frikë që humbet.

Sa më shumë ide dhe alternativa të ketë aq më mirë është për të gjithë Tiranën. Një bashki sado punë të mirë të ketë bërë ka nevojë të kritikohet, ka nevojë për një alternativë. Është më mirë kjo sesa të thuash që nuk vi në ndeshje fare dhe dikush tjetër fiton aforfe.

Përkundër mungesës së PD-LSI, Tirana do të ketë garë padyshim nëse zgjedhjet mbahen. Koço Kokëdhima ka deklaruar kandidimin e tij.

Por i pyetur nëse një garë e tillë është njësoj si një përballje mes serisë së parë dhe të tretë, Veliaj shprehet:

Veliaj: Nuk funksionon kështu. Njerëzit duhen respektuar për idenë. Edhe dikush që është fillestar. Kështu thoshin dhe për mua, ky që shiti fiq do të bëhet kryetar bashkie, po ja si vjen jeta. Askush që ka diçka për ti dhënë publikut nuk duhet të ngurojë të përfaqësojë idenë e vet. Kjo është më dinjitoze sesa dikush që thotë unë po rri në shtëpi dhe po bëj një koalicion që të mos shkoj në ndeshje. Njerëzit stërviten për të shkuar në ndeshje jo për të ndenjur në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat