5 Maji, ditë pa makina dhe feste. Ja surprizat e Bashkisë Tiranë - Bota Sot
5 Maji, ditë pa makina dhe feste. Ja surprizat e Bashkisë Tiranë

Tirana

5 Maji, ditë pa makina dhe feste. Ja surprizat e Bashkisë Tiranë

Më: 2 maj 2019 Në ora: 17:50
Tiranë

Për 5 Maj, Bashkia e Tiranës, përveç homazheve në të gjitha varrezat e dëshmorëve, ka organizuar edhe një numër të madh dhe të larmishëm aktivitetesh festive, ku mund të gjejnë veten të gjitha moshat, nga më të vegjlit deri tek të moshuarit dhe nostalgjikët e viteve të luftës kundër pushtuesve nazi-fashist.

Sheshi “Skënderbej”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Rinia” dhe Parku i Madh i Liqenit Artificial të Tiranës do të ofrojnë lojëra, muzikë dhe ritëm pa fund nga orët e para të mëngjesit e deri në mbrëmje. Aktivitetet do nisin me një sërë organizimesh në sheshin “Skënderbej” për më të vegjlit e qytetit me një shfaqje të korit të Liceut Artistik kombinuar me shfaqje aktrimi të fëmijëve të Qendrës Kulturore. Gjithashtu fëmijët do kenë mundësi që të mësojnë dhe zhvillojnë edhe lojërat e dikurshme të rrugës, të zhvillojnë gara të shkurtra apo edhe të krijojnë dhe të ngrenë balonën e tyre.

Në këto aktivitete do ta gjejnë veten edhe më të rriturit, të cilët do kenë mundësi të ndjekin koncerte muzikore të gjimnazistëve të Tiranës dhe ansamblit të qytetit. Kënde të veçanta i janë kushtuar edhe nostalgjikëve të viteve të luftës, të cilët do kenë mundësi të ndjekin filma apo dokumentar me tematikë të zgjedhur nga lufta për çlirimin e vendit. Nuk do mungojnë në këtë ditë as panairet e produkteve vendase apo edhe ekspozime të mjeteve të Ministrisë së Brendshme apo asaj të Mbrojtjes.

Më poshtë programi i 5 majit, ditës pa makina:

SHESHI “SKENDERBEJ”

-Ora 09:00-17:00 Koncert me korin e Liceut Artistik kombinuar me shfaqje aktrimi të fëmijëve të QKKF

Në Sheshin “Skënderbej” organizohet një koncert koral nga kori i Liceut Artistik me disa këngë
partizane kushtuar dëshmorëve (Qemal Stafës, Mine Pezës,etj). Përveç këngëve ogranizohet dhe
një shfaqje me fëmijët që janë në kurse aktrimi të QKKF me poezi apo pjesë kushtuar
dëshmorëve dhe LANÇ.

-Ora 10:00-13:00 Organizimi i një minipoligoni qitje dhe Paintball

Në Sheshin “Skënderbej” organizohet një mini poligon ku mund të bëhet qitje me pushkë loje
për të argëtuar pjesëmarrësit. në bashkëpunim me Paintball Club Albania dhe Poligon QitjeTirana.

– Ora 10:00-13:00 Cooking Zone -Gatime nga femijet, në bashkëpunim me Dhurata Thanasin.

-Ora 10:00-13:00- Panairi i Organizatave Rinore.

-Ora 10:00-13:00 Aktivitetet e EcoTirana

*Laboratori didaktik per te ndertuar folete e zogjve, ku nxenesit e shkollave do te kene
mundesine te ndertojne folete e zogjve te personalizuara dhe t’i vendosim ne parkun e liqenitartificial.

*Laboratori didaktik per mbjelljen e luleve, ku nxenesit te sjellin nje bateri per tu ricikluar dhe te
mbjellin nje lule.

*Laboratori didaktik per personalizimin e levores se pemes ku nxenesit do te kene mundesine qe
te vizatojne ne levoren e pemes sipas fantazise se tyre.

-Ora 09:00 Vendosja e skulpturave te Partizaneve

Vendosja e skulpturave te figures se Partizaneve ne Lulishten përballë Bashkisë.

-Ora 10:00-13:00- Panairi i Librit. Tek Bashkia.

-Ora 19:00-20:00 – Shfaqje e filmave të vjetër shqiptarë me temë nga LANÇ.

-Ora 10:00- Stenda me materiale promovuese nga Agjencia Kombetare e Zonave te Mbrojtura dhe Agjencia Kombëtare e  Turizmit. Midis Min se Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrise se Bujqesise.

-Ora 10:00- Panairi i Ministrisë së Bujqësisë. Tek Ministria e Bujqesise.

BULEVARDI “DESHMORET E KOMBIT”

-Ora 08:00-16:00 Panairi i antikuarëve dhe njësive administrative

Promovimi i këtij biznesit te antikuareve në funksion të turistëve dhe vizitorëve të qytetit.Panairi do te vendoset tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në krah të Hotel Dajtit dhe perballë.Qëllimi i tij është tërheqja e sa më shumë turistëve dhe vizitorëve si dhe krijimi i mundësive për këto lloje biznesi që të promovojnë dhe tregtojnë produktet e tyre. Gjithashtu do të organizohet dhe panairi i njësive administrative, ku do te promovohen produket bio të zonave të ndryshme.

-Ora 09:00- Panairi i Policise se Shtetit. Midis Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme.

-Ora 09:00-13:00 Sport Zone

Ne bashkepunim me federatat sportive. Vendosja e fushave te minikalcetos, fushat e minitenisit, rrjetat e volejbollit etj.

-Ora 09:00-13:00 Aktivitet e Eco Volis

Lojerat e dikurshme te rruges

*Me peta, topa djegesi, me thase, etj

*Bicikletat, pedalim, mesim, postieri vogel, gara te shkurtra, etj

*Ngri balonen tende, bej balonen tende.

*Kendi leximit, libra, shilte

*Patinat per ti mesuar

*Kenge per natyren me kengetare e animator

*Kamping

*Vizato veren tende me biciklete fito nje biciklete.

PARKU RINIA

-Ora 10:00- 12:00: Organizimi i finales së lojrave popullore. Kthim në traditë.

REJA

-Ora 19:00- Shfaqje e filmave me tematikë lufte.

SKENA TEK PALLATI I KONGRESEVE

-Ora 10:00-10:30 Kori I Shkollave te Mesme.

200 nxenes te shkollave te Mesme te udhehequr nga dirigjentia Zana Turku do te performojne 30 minuta kenge per atdheun dhe deshmoret . Kori I Femijeve te Shkollave 9-Vjecare dhe te Mesme te drejtuar nga Zana Turku.

-Ora 10:30 Performance e 50 balerineve.

Performance balerinesh te rinj bazuar ne nje subjket lufte dhe me kostumet e Partizaneve. I ideuar si nje street art do te zhvillohet nje performace artistike e balerineve profesioniste, nxenes te shkolles te baletit ku pjesmarres indirect do jene edhe familjare ose vete veteran te luftes. Perfshirja e burrave dhe grave veteran ne kercime. I dhurohet veteraneve nga nje symbol (mund te jete nje lulekuqe).Bashkepuntore:Enada Hoxha dhe Gerd Vaso

-Ora 19:00- 21:00 Kendojme kenge partizane

Ne mbremje me zjarret e improvizuara me mangall, veteranet se bashku me kengetare profesionise dhe studente te Akademise se Arteve dhe me publikun do te kendojne kenge dedikuar luftes se clirimit me fizarmonike dhe kitare per rreth 2 ore.

-Ora 19:00-22:00 Shfaqje e filmave të vjetër shqiptarë me temë nga LANÇ

Përballe Rogner

-Ora 09:00 Open Muze

Ngritja e nje Muzeu te improvizuar me objektet e Luftes.Objekte te sjella nga Muzete Personal ose edhe Objekte te cilat i rujane niprit ose sterniperit e deshmoreve ne shtepite e tyre. Katolinat dhe letrat e luftes , ,canta me figurat e deshmoreve, historian te cilet tregojne Historite e Luftes Nacional Clirimtare. Ne bashkepunim me drejtorine e arkivave dhe familjaret e dheshmoreve per te nxjerre ne pah dokumente, kartolina, letra sentimentale apo objekte te perditshmerise te luftes nacional clirimtare. Bashkepuntor:Ergys Krisiko dhe Arkivi I shtetit.

Skena Përballë Kryeministrisë

-Ora 10:00-11:00 Performancë Ansambli Kombëtar.

-Ora 11:00-12:00 Performance Danci Sportiv.

SHESHI “NENE TEREZA”

-Ora 09:00-17:00 Panairi i Ushtrisë-Ministria e Mbrojtjes

LIQENI ARTIFICIAL

-Ora 11:00 – Amfiteater – Aktivitet artistik “E ardhmja dhe shpresa”.

-Ora 10:00 – Kendi i lojerave argetuese dhe rekreative per femije – fusha mbi kishen ne PMLAT.

-Ora 11:00 – Kendi i librit – lexojme per femijet. I ftuar nje personazh i njohur qe do te lexojeme/per femije.-Shoë danse per fëmije dhe Teatri i Kukullave- Vellezerit Frasheri.

-Ora 10:30- Aktivitete multisportive ne fushat multisportive (volej, basket, futbool, crossfit, ping, pong, shah)

-Liqen i praruar nga varkat dhe kanoet – shetitje e lire dhe e organizuar ne bashkepunim me nxenes te shkollave te mesme dhe universitetit Marlin Barleti.

-Ora 11:30 Tinguj muzikore nga banda e qytetit pergjate PMLAT

-Ora 13:00 “Wing For Life Word Run 2019” – Maratona e organizuar nga Red Bull me pjesemarrjen e Kryetarit (Fundraising –

Event bamiresie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...