Pastrimi i qytetit në përkujtim të dëshmorëve, Vasili: Ky është një turp ndaj të rënëve - Bota Sot
Pastrimi i qytetit në përkujtim të dëshmorëve, Vasili: Ky është një turp ndaj të rënëve

Tirana

Pastrimi i qytetit në përkujtim të dëshmorëve, Vasili: Ky është një turp ndaj të rënëve

Më: 3 maj 2019 Në ora: 16:51
Petrit Vasili

Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj nismës së Bashkisë së Tiranës që në maj të organizohet një pastrim masiv dhe vullnetar nga banorët e kryeqytetit si shenjë përkujtimi ndaj Dëshmorëve të Atdheut.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, teksa e cilëson këtë nismë si turp, Vasili shprehet se Tirana i ka respektuar pafundësisht dëshmorët e atdheut, ku bëjnë pjesë edhe ata që çliruan Tiranën e pushtuar sot nga injorantët, arrivistët dhe shpërdoruesit.

Reagimi i Petrit Vasilit

Turp! 5 Majin Bashkia e Tiranës e kthen në ditë pastrimi!?

 Bashkia e Tiranes e shfrenuar në protagonizmin e saj të një idiotësie dhe injorance që të kall krupë përdhosi edhe 5 Majin, ditën e përkujtimit solemn të dëshmorëve të rënë për atdhe.

Duke përzierë në 5 Maj pastrimin me përkujtimin, Bashkia e Tiranës kryen një akt të turpshëm dhe të paprecedent ndaj kësaj dite, që ka një kuptim dhe mesazh madhor të përjetshëm.

Këtë turp Tirana nuk ja ka lejuar vetes kurrë, ajo i ka respektuar pafundësisht dëshmorët e atdheut, ku bëjnë pjese edhe ata që çliruan Tiranën e pushtuar sot nga injorantët, arrivistët dhe shpërdoruesit.

Shiheni vetë foton me promocionin që Bashkia e Tiranës i bën turpit të saj në 5 Maj.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...