Pazar turk për bamirësi

Tirana

Pazar turk për bamirësi

Më: 4 maj 2019 Në ora: 16:32
Foto

Pazari turk i bamirësisë ka ngritur siparin në kryeqytetin shqiptar.Në të janë ekspozuar prodhimet më të veçanta të Turqisë duke nisur nga punimet me dorë, por edhe ushqime tradicionale.

Të ardhurat që do grumbullohen nga shitja e këtyre produkteve do të përdoren për rikonstruksionin e dy shkollave në SAuk dhe Zall Herr.Dy shkollat mbajnë emrin  “Mustafa  Kemal Ataturk” i cili është themeluesi i turqisë moderne. Ambasadori turk u shpreh se një organizim i tillë do të përësëritet.

Ahmet Yörük: Qëllimi i këtij pazari turk i organizuar nga mabsada turke  është bamirësia dhe të gjitha të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë për dy shkolla që mbajnë emrin Mustafa Kemal Ataturk.Vlen të theksoj se këto të ardhura do të përdoren për rinovimin e shkollave të cilat ndodhen në Sauk dhe Zall Herr.Është hera e parë që bëjmë një organizim të tillëtë cilin synojmë ta përsërisim dhe kjo falë bashkëshortes time .Ndër të tjera ky panair ka si synim të sjellë edhe shijen tradicionale turke të kafesë dhe bakllavasë.

Ky aktivitet do të qëndrojë i hapur ditën e shtunë deri në orën 18 ndërsa vlerësohet edhe si një mundësi që frymëzon forcimin e marrëdhënieve tradicionale mes dy popujve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat