5 Maji/ Bashkia e Tiranës dhjetëra aktivitete për qytetarët dhe turistët - Bota Sot
5 Maji/ Bashkia e Tiranës dhjetëra aktivitete për qytetarët dhe turistët

Tirana

5 Maji/ Bashkia e Tiranës dhjetëra aktivitete për qytetarët dhe turistët

Më: 5 maj 2019 Në ora: 16:42
Aktivitete për qytetarët dhe turistët

Bashkia e Tiranës organizoi sot një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe festive me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve.

Qindra qytetarë dhe turistë të huaj iu bashkuan aktiviteteve, që u shtrinë nga Sheshi “Skëndërbej”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe deri në Parkun e Liqenit Artificial.

Në Sheshin “Skënderbej” banda frymore e qytetit ekzekutoi disa pjesë muzikore që evokonin luftën antifashiste, ndërkohë që nuk munguan edhe aktivitete për fëmijët si shfaqje teatrale nga Teatri i Kukullave.

Image

Ndërkohë që në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u mbajt panairi i produkteve lokale, si dhe disa aktivitete të tjera sportive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...