Nis Samiti i Brdo-Brijunit, Presidenti Meta pret liderët e Ballkanit - Bota Sot
Nis Samiti i Brdo-Brijunit, Presidenti Meta pret liderët e Ballkanit

Tirana

Nis Samiti i Brdo-Brijunit, Presidenti Meta pret liderët e Ballkanit

Më: 9 maj 2019 Në ora: 09:21
Foto

Ka nisur në Tiranë Samiti i Brdo Brijunit, me pjesëmarrës të liderëve të Ballkanit.

Presidenti Meta, i cili është edhe organizatori i këtij Samiti ka pritur liderët e Ballkanit Perëndimor, presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Željko Komšić, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović dhe Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Të ftuar nderi janë Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Samiti i Liderëve në Tiranë, që përkon dhe me “Ditën e Evropës”, synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Kjo nismë ka shërbyer si forum i rëndësishëm i nivelit më të lartë politik për nxitjen e dialogut, bashkëpunimit, forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, dhe mbështetjen e proceseve europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit. Një tregues domethënës e jetik për vende tona ka qenë mbështetja e vazhdueshme që drejtues të lartë evropianë dhe amerikanë i kanë dhënë këtij Procesi.

Në mbyllje të Samitit, Liderët e procesit do të miratojnë një dokument me konkluzionet e takimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...