Presidenti slloven vrap në Kodrat e Liqenit, roja i sigurisë e ndjek nga pas - Bota Sot
Presidenti slloven vrap në Kodrat e Liqenit, roja i sigurisë e ndjek nga pas

Tirana

Presidenti slloven vrap në Kodrat e Liqenit, roja i sigurisë e ndjek nga pas

Më: 9 maj 2019 Në ora: 10:23
Barut Pahor

Kodrat e Liqenit Artificial janë kthyer në destinacionin e preferuar jo vetëm të qytetarëve të Tiranës, por edhe të huajve. E madje jo vetëm për turistët, por edhe për personalitetet që huaja që vijnë në Tiranë për takime zyrtare, konferenca, apo samite të ndryshme.

Ajri i pastër dhe ambientet çlodhëse të Liqenit, kanë tërhequr edhe një vizitor të veçantë. Presidenti slloven Barut Pahor ka shfrytëzuar orët e para të mëngjesit për të vrapuar nga Kodrat e Liqenit, para se të vishte kostumin zyrtar e t’i bashkohej presidentëve të tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Brdo-Brijunit që po mbahen në Tiranë.

Këtë fakt, e konfirmon vetë presidenti slloven përmes një postimi në rrjetet sociale. Ja çfarë shkruar Pahor, teksa poston edhe foto:

“Le të hyjmë në Tiranë. Në vend të drekës, vrapojmë. Por roja shqiptare e sigurisë është i veshur me kostum dhe po vrapon së bashku me ne.

Unë i them: “Më falni zotëri, por ju do të vraponi 15 milje i veshur kështu?” Ai përgjigjet: “Nuk ka asnjë problem President, pasi unë jam i veshur sportiv, nuk kam një kravatë”.

Epo, pastaj atij i morëm një biçikletë. Tashmë po kthehemi në hotel dhe do ta pyes nëse gjithçka është në rregull. “Po, goxha vrapim”, thotë ai”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...