Aktori shqiptar zyrtarizohet si kandidat për Bashki

Tirana

Aktori shqiptar zyrtarizohet si kandidat për Bashki

Më: 11 maj 2019 Në ora: 12:06
Erion Isai

Partia Socialiste ka konfirmuar listën me kandidatët për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Aktori shqiptar, Erion Isai, është zyrtarizuar si kandidat për Kolonjë, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë e ka bërë të ditur edhe moderatori Ardit Gjebrea përmes një postimi në Instagram, ku i uron fat aktorit.

“Në Ukrainë aktori, komediani, regjisori Zelensky fitoi dhe është president i vnedit, ndërsa Erion Isai e filon nga vendi i origjinës. I mbarë qoftë rrugëtimi yt i gjatë!”, ka shkruar Gjebrea.

Për ndryshe, Erion Isai kishte qenë aktor në “Portokalli”, ndërsa aktualisht është pjesë e “BE Coffee”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat