Tirana vlerësohet në Oslo

Tirana

Tirana vlerësohet në Oslo

Më: 22 maj 2019 Në ora: 16:36
Foto

Tirana ka marrë vlerësimet më të larta për transformimin që ka pësuar në 4 vitet e fundit në Forumin Global “Urban Future 2019”, që u zhvillua në Oslo. Kryebashkiaku Veliaj tha se qyteti do të nisë me zbatimin e projekteve të tjera edhe në mandatin e dytë.

Kryeqyteti shqiptar ka marrë vlerësim maksimal Forumin Global “Urban Future 2019" për transformimin e pësuar në 4 vite.

Në forumin e mbajtur në Oslo, më të madhin të urbanisëtëve nga vende të ndryshme të botës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se Tirana është shembulli më i mirë se si me kreativitet dhe falë mobilizimit qytetar mund të realizohen gjëra të mrekullueshme.

Veliaj: “Kjo tregon që qytetet, pavarësisht nëse janë vende të varfra apo të pasura, me pak kreativitet dhe me shumë mobilizim qytetar, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Kur flas për pyllin orbital, që në fakt është mbjellë kryesisht nga kontributet e njerëzve, fëmijëve, për ditëlindje apo të familjeve, në kujtim të të afërmve të tyre, më mbush me krenari se jemi qyteti i mundësive. Ndoshta, jo qyteti më i pasur, por qyteti i mundësive, i pasionit dhe i dëshirës për të kontribuar”.

Kryebashkiaku Veliaj siguroi për një fushatë dinjitoze dhe premtoi zbatimin e projekteve të nisura edhe në zona të tjera të kryeqytetit në mandatin e dytë.

Veliaj: “Jemi mobilizuar për një fushatë qytetare, dinjitoze dhe duam që ato eksperimente që bëmë në mandatin e parë, t’i zbatojmë masivisht edhe në cepa të tjerë të Tiranës, në mandatin e dytë”.

Gjatë vizitës, kryebashkiaku Veliaj u prit në një takim edhe nga kryetarja e Bashkisë së Oslos, Marianne Borgen, me të cilën bisedoi rreth projekteve në infrastrukturë, transport dhe çështjeve mjedisore. Në shenjë mirënjohje, Veliaj i dorëzoi homologes Marianne Borgen edhe “Kullën e Sahatit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat