Plagosje me armë në Tiranë, policia jep detaje

Tirana

Plagosje me armë në Tiranë, policia jep detaje

Më: 28 maj 2019 Në ora: 09:24
Ilustrim

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk, ku gjatë një konflikti të çastit për motive ende të paqarta, shtetasi N.N., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë.

I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitali të Traumës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e rrethanave tê ngjarjes. Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur menjëherë  në kërkim policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat