Tirana me sytë e të huajve/ “Qyteti ka ndryshuar me shpejtësi”

Tirana

Tirana me sytë e të huajve/ “Qyteti ka ndryshuar me shpejtësi”

Më: 29 maj 2019 Në ora: 16:14
Gil Penalosa

Ndryshimet që ka pësuar Tirana duket se spikasin më shumë në këndvështrimet e të huajve, të cilët bëjnë diferencën nga hera e parë që kanë vizituar kryeqytetin e shqiptarëve në një vizitë të dytë.

Gil Penalosa është një ndër ekspertët që mbron fort zhvillimin e qyteteve sa më miqësorë për fëmijët dhe të aksesueshme nga të gjithë. Ai është rikthyer në Tiranë pikërisht sepse ditën e premte në Tiranë zhvillohet një konferencë e rëndësishme ndërkombëtare me temë qytete sa më miqësore për fëmijët, ku ekspertë nga shumë vende shpalosin idetë e tyre. Pelanosa, i cili përfaqëson dhe organizatën  për qytetet 8- 80 vjeç na tregon si e gjen Tiranën.

“Më duken të pabesueshme të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur në Tiranë, duke krijuar një qytet për njerëzit, për të gjithë njerëzit pavarësisht moshës apo backround-it të tyre në një kohë shumë të shkurtër. Herën e fundit që isha këtu ishte 4 vjet më parë, këtu as nuk mund të flisje, kishte shumë zhurmë nga makinat, cilësia e ajrit ishte e tmerrshme, me gropa gjigante dhe madje ishte e vështirë të kaloje. Tani gjithçka që shohim janë gjithë këta njerëz… që ulen, diskutojnë, socializohen, kjo është cilësi jete”, tha Gil Penalosa .

Eksperti ndërkombëtar  i zhvillimit të qyteteve duket se ka në fokusine tij qytetin për fëmijët. Sipas tij ata janë indikatorët  për një qytet për të gjithë.

“Mendoj se në Tiranë ju keni bërë hapa gjigantë për të krijuar një qytet që është i këndshëm për fëmijët. Unë mendoj se në Tiranë, si në shumë qytete të tjera post-komuniste, makina është bërë një simbol i statusit ekonomik. Kështu që secili mendon se ia doli, nëse ka një makinë. Ndërsa realiteti tregon se në qytete në botë siç janë Kopenhagen, Parisi, Barcelona, Nju Jorku, makina nuk është një simbol statusi. Më së shumti është simbol statusi që të mos kesh një makinë. Njerëzit janë të gatshëm të paguajnë një qira më të lartë për të jetuar në një lagje ku mund të ecet lirshëm.. Duhet të krijojmë një qytet të qëndrueshëm, një qytet që i krijon mundësi njerëzve që të jenë të shëndetshëm, si fizikisht, ashtu edhe mendërisht”, vijoj më tej Penalosa.

Gil Penalosa vlerësoi nxitjen e lëvizjes me biçikleta,  shtimin e parqeve ndërtimin e shkollave të reja .

“Është bërë shumë, por sigurisht ka shumë për të bërë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat