Projekti i nënkalimit te sheshi “Shqiponja”, Rama: Më ekologjik dhe efikas

Tirana

Projekti i nënkalimit te sheshi “Shqiponja”, Rama: Më ekologjik dhe efikas

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 16:50
Projekti i nënkalimit te sheshi “Shqiponja”

Situata kaotike në rrethrrotullimin e Sheshit Shqiponja nuk do të jetë më kështu si sot. Makinat vijnë nga të gjitha drejtimet, duke krijuar radhë e trafik, por në shumë raste edhe aksidente.

Prej vitesh ky rrethrrotullim është mbingarkuar nga fluksi i makinave gjithnjë e në rritje, situatë e cila u tentua të zgjidhej nga Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një mbikalimi, që përfshinte rehabilitimin e këtij segmenti të Unazës së Madhe, por tashmë projekti ka ndryshuar, duke e bërë atë më të thjeshtë për të qarkulluar dhe më ekologjik.

Videon e projektit të ri, i cili do të zhvillojë një nënkalim me dy kate për të shkarkuar trafikun e kësaj nyje, e ka postuar në faqen e tij në Facebook edhe kryeministri Edi Rama.

Nënkalimi do të ketë një thellësi prej 10 metrash me dy nivele nëntokë. I pari do të jetë vazhdimi i Unazës pa ndërprerje në të dy krahët, ndërsa i dyti do të lidhë lëvizjet që vijnë nga autostrada Tiranë – Durrës për të hyrë në unazë nga krahu i majtë.

Korsia kryesore do të jetë 3.5 metra e gjerë dhe automjetet do të lëvizin me 80 km/h. E njëjta shpjetësi do të jetë edhe në tunelet nëntokësore.

Shpejtësia do të reduktohet në 40 km/h në kthesat e nënkalimeve, por patur asnjë ndalesë.

Pika zero është pjesa ku sot ndodhet rrethrrotullimi, aty do të lëvizin makinat që vijnë nga Tirana në drejtim të Durrësit, dhe nga Durrësi në kryeqytet, si dhe nga Tirana në drejtim të dy krahëve të Unazës.

Tashmë projekti është depozituar në Këshillin Teknik të Autoritetit Rrugor Shqiptar, dhe kontributin për ribërjen e tij e kanë dhënë ekspertët urbanistë të Bashkisë së Tiranës. Gjurma në zonën e Unazës nuk do të ndryhsojë, ndërsa vlera parashikohet të jetë e njëjtë me projektin që kishte mbikalim, por duke patur një qasje me miqësore me natyrën dhe urbanistikën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat