Gjashtë makina janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës. Përplasja u regjistrua në Maminas.
Sipas policisë makinat u përfshinë në një aksident zinxhir, që nuk prodhoi të plagosur, por dëme të shumta materiale.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështia si dhe mos ruajtja e distancës mes automjeteve ndërsa po qarkullonin në autostradë.