Risia e fushatës së Veliajt, fjalimet edhe në gjuhën e shenjave - Bota Sot
Risia e fushatës së Veliajt, fjalimet edhe në gjuhën e shenjave

Tirana

Risia e fushatës së Veliajt, fjalimet edhe në gjuhën e shenjave

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 18:30
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nisur sot nga salla e re e koncerteve e Liceut Artistik, fushatën e tij elektorale në kërkim të një mandati të dytë si kryebashkiak.

Takimi i parë i është kushtuar pikërisht prezantimit të ekipit të kandidatëve për këshilltare, i cili ka në përbërje të tij figura të njohura të suksesshme publike të fushave të ndryshme nga mjekësia, profesorati, arti, kultura dhe sporti.
Por ajo që ra në sy gjatë këtij takimi të parë publik ishte edhe risia e prezantimit të platformës dhe kandidatëve edhe në gjuhën e shenjave për të gjithë ata që nuk dëgjojnë, një detyrim ky edhe ligjor.

Krahas folësve në në podium qëndron edhe një personat që arrin të komunikojë në kohë reale gjuhën e shenjave për të gjithë ata që e ndjekin në sallë, por edhe ata të tjerët që e ndjekin këtë aktivitet nëpërmjet ekranit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...