Tiranë/ Kultivonte kanabis, pranga 40-vjeçarit - Bota Sot
Tiranë/ Kultivonte kanabis, pranga 40-vjeçarit

Tirana

Tiranë/ Kultivonte kanabis, pranga 40-vjeçarit

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 11:17
Ilustrim

Në Tiranë është goditur një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike nga policia.

Janë shkatërruar 60 kubikë të kultivuar me fara narkotike si dhe fidanë cannabis sativa si dhe ka rënë në pranga 1 person.

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në fshatin Dorës tentonte të kultivonte bimë narkotike, kanë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lugina’.

Njoftimi

Tiranë

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Lugina”.

Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Evidentohen dhe shkatërrohen 60 kubikë të kultivuar me fara narkotike si dhe fidanë cannabis sativa.

Arrestohet në flagrancë autori i tentativës për kultivim.

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në fshatin Dorës tentonte të kultivonte bimë narkotike, kanë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lugina’.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. V., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në luginën “Përroi i Dorëzit”, në territorin e fshatit Dorez, u konstatua një objekt, i pështatur si banesë ku u gjetën 60 kubikë dhe fidanë cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...