Veliaj: Miratohet fondi për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Korçë - Bota Sot
Veliaj: Miratohet fondi për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Korçë

Tirana

Veliaj: Miratohet fondi për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Korçë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 13:29
Bashkia e Tiranës

Ashtu siç premtoi pak ditë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj, Bashkia e Tiranës është e para e cila u vjen në ndihmë banorëve të qarkut Korçë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga lëkundjet e forta të tërmetit.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të japë 10 milion lekë të rinj për rindërtimin e banesave të dëmtuara, ndërkohë që ndihma do të vijojë edhe për zëvendësimin e pajisjeve elektro-shtëpiake. Vendimi u miratua në mënyrë unanime nga Këshilli Bashkiak.

“Sigurisht qeveria do të bëjë pjesën më të madhe dhe më pas ushtria do të bëjnë zbatimin. Ne do të jemi gjithashtu të gatshëm të ndihmojmë edhe me elektro-shtëpiake dhe pajisjet e nevojshme. Ashtu siç i shohim gjërat në Tiranë, ndonjëherë nis si fatkeqësi, por kthehet në mundësi përt t’i bërë gjërat më mirë. Mezi pres që ky Këshill të miratojë unanimisht këtë vendimmarrje dhe besoj që është në nderin e Tiranës për të qenë solidare me gjithë miqtë tanë në Korçë. Ka një pjesë të madhe të komunitetit të Korçës që jeton në Tiranë dhe besoj që solidariteti na bën nder të gjithëve. Ky është një vendim që fusim jashtë radhe”, tha Veliaj.

Krahas këtij fondi për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara, Bashkia e Tiranës mblodhi ndihma të cilat u nisën me shpejtësi për t’u ardhur në ndihmë familjeve në Qarkun e Korçës të cilat janë prekur nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit që kanë prekur juglindjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...