Sherri me thika në Tiranë, kapet i riu që donte të vriste 25-vjeçarin - Bota Sot
Sherri me thika në Tiranë, kapet i riu që donte të vriste 25-vjeçarin

Tirana

Sherri me thika në Tiranë, kapet i riu që donte të vriste 25-vjeçarin

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 09:05
Ilustrim

Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes së rëndë me dashje të 25 vjeçarit. Policia e Tiranes ben me dije se ka arritur te kape nje dite pas ngjarjes shtetasin E. K., 22 vjeç, banues në Tiranë.

"Ky shtetas më datë 07.06.2019, rreth ores 13.00, në rrugën “Frosina Plaku”, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin S.P, 25 vjeç, banues në Tiranë”- njofton policia.

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimit në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë nr 2 në Tiranë, pas informacioneve të marra dhe kontrolleve të shumta, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

E. K., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi u bë për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur ne tentative” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas më datë 07.06.2019, rreth ores 13.00, në rrugën “Frosina Plaku”, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin S.P, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...