Veliaj thirrje demokratëve nga Zall Herri: Distancohuni nga protesta

Tirana

Veliaj thirrje demokratëve nga Zall Herri: Distancohuni nga protesta

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 11:48
Erion Veliaj

Pak orë para protestës së opozitës, kandidati socialist i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje nga Zall Herri të gjithë demokratëve që të distancohen nga drejtuesit e tyre që për interesa të pushtetit duan të shkatërrojnë Tiranën dhe Shqipërinë.

Erion Veliaj: “Do kalojë edhe protesta sot, do kalojë edhe zamallahia dhe ajo pak bëhet akoma më e dhunshme. E di pse bëhen më pak? Se edhe një banor i Kamzës pasi ka ardhur 8 herë për protesta në Tiranë vjen mbrapa dhe thotë: Mirë e prishëm por ata e rregullojnë për çerek ore. Ne e kemi këtë 10 vjet dhe akoma vazhdon glasa mbi Bashki. Ne e kemi 10 vjet dhe nuk është mbjellë një pemë, e kemi 10 vjet nuk është mbjellë një lule, nuk është bërë një shkollë, ndaj dhe unë mezi pres që edhe Kamza t’i bashkohet këtij revolucioni, për ta transformuar, civilizuar, investuar dhe jam I sigurt që me Rakipin nuk do ketë më ndarje ana këtej e lumit dhe ana këndej e lumit,. Në momentin që ne do kemi bashkëpunim, unë jam I bindur që të njëjtën frymë që kemi në Tiranë do e bëjmë edhe në Kamzë”.

Një mesazh të qartë, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj e kishte edhe për ish-aleatët LSI dhe PDIU.  

Erion Veliaj: “Kur ne fituam zgjedhjet në 2015, ne ishim në koalicion. Kur unë kam qenë për një aktivitet të madh këtu kam qenë me presidentin e Republikës, atëherë përfaqësonte pjesën tjetër të koalicionit dhe ishin duke qenë se ishte një zonë që po menaxhohej në koalicion, një nga premtimet që ata kishin bërë ishte për rrugën e Çekrezës dhe rrugën e Kasallës.  Si me çamët, pavarësisht se ikën nga koalicioni, burri që është burrë e thotë fjalën dhe e mban deri në fund. Ne e dimë që po e dhamë ne fjalën dhe nëse jemi pjesë e një marrëveshje, edhe nëse të tjerët lodhen rrugës, edhe nëse të tjerët nuk i mbajnë fjalët, edhe nëse çamët shkojnë te Dulja, edhe nëse një e majtë shkon prapë te prehri i Saliut, PS është e vetmja parti patriotike fjalëmbajtur dhe punëmbaruar në Republikën e  Shqipërisë."

Veliaj ironizoi edhe Lulzim Bashën për vizitën në Gjermani, teksa theksoi se askush nuk do të ndalë përparimin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit.  Ai shprehu bindjen se Lulzim Basha nuk do të arrijë të bëhet kurrë kryeministër pasi siç tregoi edhe në krye të Bashkisë së Tiranës nuk bëri asnjë punë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat