Shkarkohet kryetarja e Gjykatës së Tiranës - Bota Sot
Shkarkohet kryetarja e Gjykatës së Tiranës

Tirana

Shkarkohet kryetarja e Gjykatës së Tiranës

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 09:28
Enkeledi Hajro

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  shkarkon nga detyra kryetaren e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar me 5 qershor, u evidentuan mungesë burimesh financiare për disa vite si edhe paqartësi në deklarimin e një kredie dhe kërkesën për shtesën e një prone. Ndërkohë, nga hetimi administrativ nuk u identifikuan probleme për pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin. Treshja gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Valbona Sanxhaktari anëtare.

Sipas raportit të Inspektoratit të Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, gjyqtarja Hajro ka kryer deklarim të pasaktë, por nuk ka kryer deklarim të rremë apo fshehje të pasurisë, nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit dhe ka burime të ligjshme. Pasaktësia është konstatuar në mos deklarimin e kërkesës për legalizimin e një prone.

Lidhur me pastërtinë e figurës, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, ka rekomanduar përshtatshmërinë e Kryetares së Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro për vazhdimin e detyrës. Relatori Ilia nuk evidentoi probleme edhe lidhur me kriterin e profesionalizimit.

Vetë kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro nuk preferoi të jepte shpjegime gjatë seancës dëgjimore lidhur me gjetjet e komisionit, duke pohuar se u qëndronte atyre që kishte paraqitur me shkrim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...